• |
ide | kryesore

Video/ Një tjetër gabim në Francë, Leclerc fajëson veten: “Nuk mund t’i lejoj vetes këto gabime”

-Instant, F1, Sport, Video



Një e dielë për t’u harruar për Charles Leclerc, i cili u rrotullua me makinën e tij në xhiron e 17 të GP së Francës duke hedhur poshtë shanset e suksesit që po i shfaqeshin në garë. Një gabim i rëndë për pilotin e Ferrarit, i cili ka marrë të gjithë përgjegjësinë për një tjetër zero pikë në këtë sezon: “Nuk mund t’i bëj këto gabime, jam në një nivel të lartë dhe kjo është e papranueshme. Nëse e humb titullin me 32 pikë në fund të kampionatit do të jenë pikë të humbura nga unë mes nga këtu në Imola”.

“Besueshmëria nuk ka të bëjë fare, pas përplasjes nuk funksionoi më indietro dhe unë nuk munda të kthehesha. Të gjithë shtyjmë, nuk është një justifikim”, nënvizoi Leclerc në zonën e intervistës.

Pas një super rikuperimi, Carlos Sainz e mbylli në vendin e pestë garën: “Gomat e mesme më lejuan të bëja shumë parakalime, pastaj në momentin e pit stop erdhi vendimi i duhur për të arritur të përfundonim garën. Nuk ishte gara perfekte, mbase me dicka më shumë mund të luftonim. Numrat thoshin që gomat nuk do të arrinin deri në fund, por doja ta provoja. Do të analizojmë cfarë mund të bëhet më mirë. Sa keq, kisha ritmin për të fituar pa penalitetin. Jam i lumtur, por doja më shumë”.

BINOTTO: “BOTËRORI I KOMPLIKUAR, POR JO I PAMUNDUR”
Mattia Binotto, drejtori i ekipit të Ferrarit, e analizoi garën si më poshtë: “Kam biseduar me Leclerc, nuk i ndaj me të mendimet për pikët e humbura, sepse mund të fitojmë ende shumë. Mund të fitojmë, ka ende 10 gara dhe ne mund tja dalim. Po bënim më mirë se Red Bull, makina është konkurruese dhe për këtë arsye ne mund ta kthejmë faqen me besim, sepse i japim besimin maksimal. Ne pamë gjithçka me inxhinierët, tani kemi entuziazmin se mund të fitojmë një dopietë në Hungari. Administrimi i gomave ishte super, me gomat mesatare ne kishim avantazhe. Sainz u tregua i aftë, një rikuperim i bukur, por nuk kishte goma mjaftueshëm për të vazhduar, bëmë mirë që ndaluam edhe sepse i rrëmbeu një pikë Verstappen në xhiron më të shpejtë. Jam shumë i lumtur për fundjavën e tij, ai po krijon shumë më tepër besim te kjo makinë. Tani duhet të bëjmë gjithçka së bashku, duhet të jemi perfekt dhe me fat për të fituar. Kemi bërë një hap cilësor të jashtëzakonshëm dhe tani e dimë se kemi makinën për të marrë ndonjë kënaqësi. Kampionati botëror është i komplikuar, por jo i pamundur”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *