• |
ide | kryesore

Shqipëria “digjet”, nesër temperatura mbi 40 gradë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prej me shumë se 10 ditësh Shqipëria ndodhet nën valët e të nxehtit afrikan. Temperaturat e larta do të vijojnë të mbizotërojnë në vendin tonë edhe përgjatë javës aktuale. Por ndryshe nga dita e sotme, duke nisur nga e marta, temperaturat në vend pritet të pësojnë një ulje të lehtë sa i përket vlerave maksimale.

Pas 4 ditësh ku në Shqipëri në disa qytetet të caktuara temperaturat kanë qenë mbi 40 gradë celcius, duke nisur nga dita e nesërme do të pësojnë një ulje të lehtë prej 2 deri në 3 gradë sa u përket vlerave maksimale.

Ndërkohë që gjatë ditës së enjte pritet që në vendin tonë të ketë edhe reshje lokale shiu.

Ndërkohë sipas sinoptikanëve duke nisur nga e hëna e javës së ardhshme pritet që të kemi një ulje graduale të temperaturave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *