• |
ide | kryesore

Super goditje e Laçit, mbërrin mesfushori i kombëtares së Polonisë: Duro gjen ‘shkatërruesin’ e tij

-Instant, F1, Sport



Gjysma e punës është kryer, edhe pse Duro, do të thoshte me të drejtë, se nuk ka përfunduar asgjë, duke patur parasysh kthimin kundër Petrocub në të cilin është e nevojshme fitorja për tu kualifikuar në raundin e dytë të Conference League. Sidoqoftë një motiv për të buzëqeshur te Laçi e kanë dhe vjen nga merkato. Numri 6, ai mesfushori shkatërrues, i kërkuar me aq ngulm nga Duro mbërriti sot dhe do të jetë një goditje e madhe e kurbinasve. Mesfushori 30-vjeçar i Polonisë Ariel Borisyuk, pritet të firmosë për bardhezinjtë.

Borisyuk është një lojtar me eksperiencë të madhe pasi ka luajtur në skuadrat kryesore në kampionatin polak si Legia, Jagellonia e Lekia Gdansk, pa harruar këtu eksperienca te Kaizerslautern në Gjermani, QPR në Angli e Sherif Tiraspol në Moldavi. Futbollisti ka qenë pjesë e përfaqësueseve të moshave të Polonisë, ndërsa ka luajtur 12 ndeshje me Kombëtaren A.

Tekniku shpreson që kondicioni fizik i lojtarit ta lejojë atë të zbresë në fushë menjëherë, ose të paktën të jetë ndër alternativat për ndeshjen me moldavët, duke qenë se i skualifikuar është Spahiu, i ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e parë dhe duke patur parasysh numrin e pakët të mesfushorëve. Minuta më të shumta kundër Petrocub, është e sigurtë se do të ketë për Babatunde, që po rikuperon formën me shpejtësi, edhe pse askush nuk dëshiron të rrezikojë lojtarin që vjen nga një periudhë e gjatë pa ndeshje në këmbë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *