• |
ide | kryesore

“Tani ka nisur lufta”/ Klodiana Lala: Pika e vlimit është masakra e Fushë Krujës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Lala



Gazetarja Klodiana Lala komentoi situatën e krijuar nga ngjarjet kriminale në vend duke theksuar se masakra e Fushë Krujës ku humbën jetën tre të rinj është “pika e vlimit”. 

“Tek masakra e trefishtë kishin përdorur armë e kalibrit të sofistikuar qe përdoret nga forcat speciale, dyshohet se është një vrasje me pagesë.

Pika e vlimit është masakra e Fushë Krujës. Familja Martinaj ka përplasje me disa grupe kriminale. Aq shumë personazhe të përfshirë, sa tani mendoj që për fat të keq më duhet ta artikuloj, ka filluar lufta.

Deri më tani personat me rekorde kanë arritur t’ia hedhin drejtësisë, të dalin e janë të bindur në mendjen e tyre se mund ta blejnë drejtësinë dhe nëse kryejnë një krim të rëndë.

Njerëzit e botës së krimit asnjëherë nuk ndjekin të njëjtin itinerar, më shqetëson fakti që këto ngjarje po e tronditin sigurinë në vend.” – u shpreh Lala.



4 Comments

  1. Ky vend po pike vlimi ka qene jet e mot .
    Po fukarenj jet e mot
    Po te shfrytezuar jet e mot .
    Por kete qe na beri rilindja e palloshit nuk na e beri as hasmi

  2. Arkat me kokaine ne vendte bananeve, mbushur tirane me kokaine, shteti ben sehir sikur jemi ne honduras, bananja ka blere gjithe tokat rreth tiranes. Me siguri i jep eshte shtetit. Hajde shtet hajde! Ju dalçin nga hundet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *