• |
ide | kryesore

Video/ Problemi i parë për Juventus: dëmtohet Pogba, mbetet në dyshim për ndeshjen me Barcelonën

-Instant, Sport, Video



Problemet e para për Juventus nuk kanë vonuar të shfaqen e madje te njeriu më simbolik i skuadrës, Paul Pogba. E megjithatë, pas kontrolleve Max Allegri mund të marrë frymë i lehtësuar. Në fakt, alarmi u fashit në lidhje me gjendjen e mesfushorit francez, i cili u detyrua të largohej nga seanca e parë stërvitore e bardhezinjve në Los Angeles për shkak të dhimbjes në gju. Pogba, i cili sidoqoftë i kishte qetësuar menjëherë të gjithë se nuk dukej dicka serioze, nuk do t’i nënshtrohet testeve instrumentale.

Ai ka punuar në hotel dhe në pishinë dhe më pas ka ndjekur me kujdes stërvitjen e dytë të shokëve të tij nga ana e fushës, duke luajtur me topin, siç tregon Juventus në një video të postuar në rrjetet sociale. Pogba megjithatë mund të humbasë miqësoren e luksit kundër Barcelonës të planifikuar për natën mes të martës dhe të mërkurës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *