• |
ide | kryesore

Zbulohet kush do të drejtojë kabinetin e Presidentit Begaj (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Eduard Seitaj do të jetë Drejtor i Kabinetit të Presidentit Bajram Begaj.


Ish drejtori gjatë presidencës së Ilir Metës, Edmond Panariti ka bërë këtë të hënë dorëzimin e detyrës tek pasardhësi i tij.


Eduart Seitaj ka punuar si Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës kur ajo drejtohej nga Edmond Haxhinasto.

Në një postim në rrjetet sociale, Panariti shkruan: Pas një viti e gjysëm Drejtor i Kabinetit të Presidentit Meta, kalohet detyra te pasardhësi.
Faleminderit President Meta.

Më 24 korrik, Presidenti Bajram Begaj mori detyrën zyrtarisht dhe u betua si kreu i ri i shtetit shqiptar.

(Në foton poshtë: Eduard Seitaj dhe Edmond Panariti) 


9 Comments

  1. Ky mysybeti, qe e bene president, eshte nje personazh shume i rrezikshem me nje te kaluar qe i perngjason perrallave, perarsye se ka nje formim gjysmak as mish as peshk, as mjek, as oficer, as i majte as i djathte, as burre as grua. E quani mjek, kur ky s’ka asnje kualifikim te tille, ka sherbyer si shef higjene reparti (kontrollonte thonjte, pecet dhe W.C. e ushtareve), pastaj e bene shef shendetesie ne M.M. dhe hop nje dite te bukur e bejne Shef te Shtabit te Pergjithshem te F.A. nje higjenist jo mjek i mirefillte, gradohet gjeneral major pa qene oficer i mirefillte, pa komanduar as edhe nje toge, ne jeten e tij. Tani kete individin nje dite tjeter e bejne president republike. Ky ose eshte personazhi me me fat mbi dhe, qe do te linte me gojen hapur La Fontenin dhe Andersonin bashke ose eshte nje figure shume e erret, me misione te qarta qe i diktohen nga dikush diku gjetke! Interesohuni pak se cfare bente me 70 kuotat e kurimit falas qe jep cdo vit ushria turke per kurim ne GATA, Ankara?!

      1. Cfar thua ore, a je ne terezi ti!!
        Kujt duhet ti japi llogari ai, ty, mua apo popullit??
        Postin e presidentit ia ka dhene Rama dhe normal qe ai do i japi llogari dhe do i pergjigjet vetem atij.

  2. Ky tipi zëvendësuarës duket interesant, me një kostum që nuk i bën, mbase e ka marrë borxh për foto, dhe ndërkohë më kujtohet një fjalë e urtë nga të Solomonit: nuk ka gjë më të urryer në botë se sa një shërbëtor të bëhet zot dhe një budalla që ka bukë me shumicë…….

  3. Habere per katunaret, ky koqja fshatarit ka thir fisin per te rrujt cfare mundet me rrujt, dhe popullit trim sypatrembur puntor dhe liridashes qe historine e kaçarë me pallë në dorë i vendoset si president rrangallē nga nje disenjator me thonje te paprerë dhe me kakë te zezë , e cfarë populli i bie te jete ky,…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.