• |
ide | kryesore

Zjarr masiv në 6 fshatra të shtetit fqinj, evakuohen qindra turistë

-Instant, Lajme, Planet



Në një zjarr të madh që shpërtheu në jug të Greqisë, shtëpitë u dogjën jo shumë larg zonës së famshme arkeologjike të Olimpias dhe gjashtë fshatra u evakuuan urgjentisht.

Zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës bëri të ditur se në shuarjen e zjarrit janë përfshirë 125 zjarrfikës dhe 43 makina zjarrfikëse, si dhe katër avionë dhe katër helikopterë.

Të paktën gjashtë zjarre të tjera të mëdha po digjen në Greqi, tre prej të cilave digjen prej disa ditësh. Sipas shërbimit zjarrfikës, gjithsej 141 zjarre pyjore me intensitet të ndryshëm shpërthyen në Greqi gjatë tre ditëve të fundit.

Ditën e djeshme, për shkak të zjarrit në ishullin Lesbos, më shumë se 450 turistë dhe banorë vendas janë evakuuar. Zjarrfikësit dalëngadalë po e vënë nën kontroll.

Zjarri në Traki, pranë kufirit me Turqinë, ende nuk është shuar.

Tre zjarre të tjera shpërthyen ditën e sotme, një në perëndim, një tjetër në Greqinë qendrore dhe i treti në Kretë.

Moti i nxehtë dhe i thatë i shoqëruar me erëra ka zgjatur prej javësh në Greqi. Në disa zona, vala e të nxehtit që ka mbërritur ditën e djeshme në vend e ka ngritur temperaturën në më shumë se 41 gradë. Vapa pritet të zgjasë edhe për disa ditë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *