• |
ide | kryesore

Adele shpall datat e riplanifikuara të shfaqjeve të saj në Las Vegas

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja Adele njoftoi të hënën datat e reja për shfaqjet e saj në Las Vegas, Caesars Palace.

Koncerti do të nisë më 18 nëntor, sipas një njoftimi për shtyp, dhe tetë shfaqje të reja janë shtuar në 24 shfaqjet e riplanifikuara.

“Fjalët nuk mund të shpjegojnë se sa e lumtur jam që më në fund mund të shpall këto shfaqje të riplanifikuara,shkroi fituesja e Grammy në Instagram.

“E di që për disa prej jush ishte një vendim i tmerrshëm nga ana ime , por ju premtoj se ishte i duhuri.Faleminderit për durimin, ju dua.”

Koncerti i saj do të zgjasë deri më 25 mars 2023. Vetëm një numër i caktuar biletash janë në shitje për 32 shfaqjet. Përparësi do të kenë fansat që kanë  biletat për datat e para të shfaqjes ose ishin regjistruar dhe janë në listën e pritjes.

Shfaqjet fillimisht ishin planifikuar të fillonin në 21 janar dhe të zgjasin deri në mes të prillit, por u anuluan në fillim të këtij viti për shkak të  COVID-19.

Në një postim në Instagram, Adele foli me fansat për vonesat që shkatoi pandemia .

“Më vjen shumë keq, por koncerti im nuk është gati. Ne kemi provuar absolutisht gjithçka që mundemi për ta realizuar në kohëu, por jemi shkatërruar absolutisht nga vonesat e dërgesave dhe COVID”, tha ajo në atë kohë.

“Gjysma e ekipit tim janë me COVID dhe ishte e pamundur të përfundoja shfaqjen. Jam e mërzitur  dhe me të vërtetë e turpëruar  për të gjithë ata që udhëtuan për të shkuar në shfaqje. Më vjen vërtet, shumë keq.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *