• |
ide | kryesore

Aksident në autostradën Morinë-Kukës, 40-vjeçari ndërron jetë rrugës për në spital

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 40-vjeçar ka ndërruar jetë pas një aksidenti në autostradën Morinë-Kukës të ndodhur një ditë më parë. Policia njofton se 40-vjeçari I.M., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me trafikndarësen, ditën e hënë. Ai nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë gjatë rrugës për në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Si rrjedhojë e aksidentit është dëmtuar edhe bashkëshortja e tij, shtetasja A. M., 36 vjeçe, e cila pasi ka marrë mjekim në spitalin e Kukësit dhe është larguar në banesë, pasi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *