• |
ide | kryesore

Aktorja zbulon arsyen e ndarjes nga Chris Pine

-Instant, Paparazzi, Slider

Audrina Patridge fajëson “The Hills” për prishjen e marrëdhënies së saj me Chris Pine.


“Nuk i pëlqente të dilte jashtë dhe të ndiqej nga paparacët – ai ishte një introvert dhe shumë i fokusuar në aktrimin e tij”, shkruan aktorja në librin e saj  “Choices: To the Hills and Back Again.”


“Më pëlqente të dilja dhe në atë kohëfilmoja ‘The Hills’, kështu që stilet tona të jetesës ishin krejtësisht të kundërta.Me orarin tim të xhirimeve dhe faktin që Chris nuk do të donte të ishte në ‘The Hills’, thjesht e dija se pas disa muajsh nuk mund të dilja me të,” tregon ajo. “Jeta ime ishte një shfaqje televizive dhe nuk kishte orë të mjaftueshme në ditë për të bërë punën time dhe për të gjetur kohë për të qëndruar me të.”

Sipas themelueses të Prey Swim dyshja u ndanë miqësisht.

“Ne folëm dhe qëndruam në kontakt pas ndarjes. Nuk kam asgjë tjetër veçse kujtime të bukura nga Chris”, shkruan Audrina. “Ai ishte me të vërtetë një nga njerëzit më të thjeshtë që kam takuar ndonjëherë në LA.”

Përveç Pine, Patridge pati romancë dashurie me Justin Bobby Brescia dhe muzikantin Ryan Cabrera. Ajo  u martua me Corey Bohan – me të cilin ndan vajzën Kirra, 6 vjeç por u divorcuan  në 2018. Ndërsa Pine thuhet se u nda me aktoren Annabelle Wallis në mars pas gati katër vitesh së bashku./Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.