• |
ide | kryesore

Armiqtë nuk bëhen miq: sherr mes Messit e Ramos në stërvitjen e PSG

-Instant, Sport, Video



Të paktën Christophe Galtier do t’a ketë pëlqyer skenën. Në fakt, trajneri i ri i PSG-së kërkon një skuadër më agresive. Efektet e para tashmë mund të shihen në stërvitje. E nuk është e thënë që të jenë në pëlqyeshmërnë e Leo Messit, i cili përfundoi në darën e Sergio Ramos, si në kohët e vjetra, kur dy kampionët sfidoheshin në El Clasico, pa goditje të ndaluara. Të njëjtin trajtim spanjolli i ka rezervuar edhe tani argjentinasit, duke shkaktuar një reagim nervoz, aq sa shokët dhe stafi duhet të ndërhynin për të qetësuar situatën.

Shkëndija mes të dyve, me pak fjalë, si kur Ramos kishte për detyrë ta ndalte Pleshtin në çdo mënyrë, në sfidat e përjetshme mes Real Madrid dhe Barcelonës. Duel gjithmonë të mbushura me agonizëm të cuar deri në ekstreme, me faulle të ndaluara, provokime të ndryshme, të cilat degjeneronin lehtësisht në shpjegime të afërta, ballë për ballë, e ndonjë karton. I pashmangshëm mes dy ish-kapitenëve me personalitete dhe talente të kundërt, edhe tani që ndajnë dhomën e zhveshjes dhe fanellën e PSG-së prej një viti. Automatizmat e vjetër u rikthyen në sipërfaqe në seancën e fundit stërvitore në Japoni, e cila supozohej të ishte një shfaqje e destinuar të jepte emocione për mijëra tifozë vendas që paguan 30 euro për t’u ulur në tribuna dhe që në fund përjetuan një skenë të denjë për një El Clasico.

Një aksion tipik, me Messin që mori topin dhe u kthye për t’u larguar me shpejtësi, por që u bllokua menjëherë nga Ramos, i cili ndoshta e la sulmuesin të ikte, por vetëm pasi e destabilizoi me një ndërhyrje të fortë në këmbën mbështetëse. E pavlefshme për të shmangur golin me një goditje tokazi, por mjaft e ashpër për të nervozuar Messin, i cili fillimisht shikoi ashpër ish-mbrojtësin e Real dhe më pas i drejton disa fjalë të rënda. Ramos tentoi të kërkojë falje, por ish-sulmuesi blaugrana nuk e pranon dhe atëherë spanjolli iu përgjigj njësoj. Zëvendësi i Galtier ndërpreu lojën dhe shokët e skuadrës ndërhynë, për të ulur tensionin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *