• |
ide | kryesore

Britney Spears, së shpejti një bashkëpunim me Elton John

-Instant, Paparazzi, Slider



Britney Spears do i rikthehet së shpejti muzikës me një bashkëpunim me këngëtarin e njohur, Elton Johnn.

Sipas, Page Six, dyshja kanë regjistruar një version të ri të këngës së Elton ,”Tiny Dancer”.

“Kjo ishte ideja e Johnn dhe Britney është një fanse e madhe e tij. Ata kanë regjistruar një remix të “Tiny Dancer” dhe pritet të publikohet nga Universal Music muajin e ardhshëm.”, u shpreh një burim për gazetën.

Spears ka lënë të kuptohet se ajo është gati ti kthehet  muzikës pasi konservatori i saj gati 14-vjeçar u ndërpre në nëntor 2021.

Më 15 korrik, këngëtarja ndau një video në Instagramin e saj duke kënduar një  version të ri të hitit , “Baby One More Time”.Ajo shkroi poshtë postimit, “Unë nuk e kam ndarë zërin tim për një kohë jashtëzakonisht të gjatë … ndoshta shumë gjatë.”

Artistja zbuloi gjithashtu se kishte dashur të  publikonte një interpretim të përditësuar të këngës, por që planet e saj ishin penguar nga kujdestaria./Lapsi.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *