• |
ide | kryesore

Detaje të reja nga arrestimi i ish-efektivit të RENEA-s me snajper në makinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mediat kanë zbardhur detaje të reja nga arrestimi i ish-efektivit të RENEA-s, Remal Rada. Mësohet se një pjesë e sasisë së municionit luftarak që iu gjetën ish-efektivit në banesë janë fishekë të kalibirit 10mm që përdoren për llojin e armës pistoletë “Glock 20”. Këto fishekë përdoren dhe i kanë në dispozicion vetëm forcat speciale.

Të njëjtat burime shkruajnë se këta lloj fishekësh është shumë e vështirë të gjenden në tregun e zi. Detaji i veçantë i këtyre fishekëve është që kur bien në kontakt me trupin e njeriut hapet në disa pjesë dhe ngec në organet jetësore dhe ka probabilitet më të lartë të vdekjes. Këto fishekë kanë probabilitetin më të lartë të finalizimit te atentateve.

Policia e Tiranës njoftoi mëngjesin e së martës se kishin vënë në pranga shtetasit Remal Rada, 39 vjeç dhe Elton Hithi, 28 vjeç gjatë operacionit policor të koduar “Double strike”, pasi në automjetin me të cilin udhëtonin u gjend një arsenal i vërtetë armësh.

Ajo që bie në sy në videon e shpërndarë nga policia është çanta e kuqe që gjendet në bagazhin e mjetit të zi me targa angleze, ku shihet një snajper. Mësohet se snajperi i përket Remal Radës, i cili është një ish-efektiv i forcave RENEA.

Rada ka shërbyer për një kohë të gjatë në radhët e Policisë së Shtetit dhe ishte larguar nga detyra rreth 3 muaj më parë. Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin ish-efektivin e RENEA-s dhe pasagjer shtetasin Elton Hithi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri snajper, targa të huaja, një mjet identifikimi ai ato të Policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit.

Në vijim të kontrollit, në banesat e këtyre shtetasve, u gjetën një armë zjarri pistoletë, dy palë dylbi dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Fisheket qe thermohen jane te cdo kalibri jo vetem 10mm. Atentatet behen me revolver mulli se nuk le gezhoja kalibri ska rendsi o pallosh gazetar

    1. Ke pare shum filma ti…
      Ktyre nuk i rruhet shume trapi per gezhojat qe lene rrugeve, e bejne atentatin me Kallashnikov dhe lene mbi 100 gezhoja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *