• |
ide | kryesore

Dybala-day për Romën: priten 50 mijë tifozë për festën e prezantimit

-Instant, Sport



Në Romë është dita e Dybalas. Në orët e para të pasdites është programuar konferenca për shtyp për prezantimin e argjentinasit, e planifikuar në qendrën sportive “Bernardini” në Trigoria, por pritja është mbi të gjitha për mbrëmjen e sotme. Joya, në fakt, do të jetë protagonisti i madh i një event-shoë në Eur kushtuar tifozëve verdhekuq. Takimi në orën 21 në Palazzo della Civiltà Italiana, pranë selisë së shoqërisë kryeqytetase.

Priten rreth 50 mijë tifozë të Romës, që me këtë rast ka vendosur t’i bëjë gjërat si duhet, në një lokacion të pashfrytëzuar deri më tani nga klubi. Do të ketë shfaqje dritash, imazhe të golave të Dybalas në ekranet gjigante dhe më pas përshëndetja e lojtarit me një fjalim të shkurtër për publikun, që mund të blejë edhe fanellën e tij me numrin 21 në stendat e dedikuara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *