• |
ide | kryesore

“Inter nuk më braktisi, kundër Juventus nuk festoj”: Dybala nis aventurën e re me Romën

-Instant, F1, Sport

Paulo Dybala është prezantuar tashmë zyrtarisht me median si një lojtar i Romës dhe përpara se të shfaqet para tifozëve verdhekuq në mbrëmje i është përgjugjur interesimit të gazetarëve në lidhje me Romën, skuadrën e tij të re, por edhe mardhëniet me Inter, që e braktisi kur dukej një transferim i kryer dhe me Juventus, skuadër që nëse do t’i shënojë, argjentinasi e ka bërë të qartë se “nuk do të festojë”.


Asnjë mëri me Marottan, që në një pikë të bisedimeve e konsideroi të panevojshëm për Interin: “A ndihem i trdhëtuar? Jo, fare. Që kur përfundoi kontrata me Juven menaxherët e mi kanë folur me shumë skuadra. Unë kam një raport shumë të mirë prej kohësh me Marottan, shumë skuadra u afruan, pastaj erdhi Tiago Pinto në Torino e gjërat ndryshuan – tha argjentinasi që u vu menjëherë në dispozicion të Mourinhos, telefonata e të cilit e bindi të transferohet në Romë. “Për cështje taktike, mendoj se është punë e trajnerit. Do të vendosë ai ku do të luaj, unë jam i hapur të luajë ku të më kërkojë ai. Telefonata e tij më dha kënaqësi të madhe, një ditë më shkroi papritur pasi kisha folur me drejtorin. Por i falenderoj të gjithë”.


Dybala zbuloi edhe gjërat e thëna në bisedën me Mourinhon që e bënë të pranonte kryeqytetin: “Gjëja e parë që e pyeta trajnerin ishte se çfarë synojmë të fitojmë. Mua më pëlqen të fitoj, edhe atij. Si Mourinho ashtu edhe klubi më kanë dhënë pika për t’u ndalur, ka besim dhe vetëdije të madhe këtu. Shumë e rëndësishme të ecim përpara dhe për të ndjekur objektivat. Do të përpiqem të jap më të mirën time dhe të sjell përvojën time për të vazhduar të fitoj”.

E megjithatë e shkuara është një kapitull që Dybala e ka të vështirë ta mbyllë, aq sa nuk do të ndjejë asnjë kënaqësi për të festuar nëse e gjen përballë e i shënon: “E qartë se nuk festoj. Jam shumë kurioz të shoh cfarë do të ndodhë sonte me tifozët. E di që ky është një ambjent i nxehtë, njerëzit të qendrojnë pranë e mezi pres të shoh tifozët e t’i përqafoj”. E megjithatë, një keqardhje për mënyrën si shkuan gjërat, për Dybalan është. ” Mendoj se drejtori Arrivabene ishte shumë i qartë, ne kishim një marrëveshje për të nënshkruar në tetor dhe më pas shoqëria na kërkoi të prisnim. Në mars shoqëria na tha se nuk do të isha pjesë e projektit të ardhshëm. Nuk ishte problem ekonomik, klubi mori një tjetër vendim bashkë me trajnerin. Unë thashë që nëse kjo ishte zgjedhja e tyre, nuk do të ishte problem për mua”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.