• |
ide | kryesore

Kontroll i befasishëm anti-doping te Atalanta: mbrojtësi i rezultuar pozitiv pezullohet

-Instant, Sport



José Luis Palomino ka rezultuar pozitiv për një kontroll të befasishëm dopingu dhe u pezullua menjëherë nga Gjykata Kombëtare Anti-Doping si masë paraprake. Mbrojtësi i Atalantës ka dështuar në një test të kryer nga Organizata kombëtare anti-doping (NADO) në grumbullimin e bergamaskëve: substanca e ndaluar është metaboliti klostebol, një steroid anabolik që rrjedh nga testosteroni.

KOMUNIKATA E GJYKATËS ANTIDOPING
“Gjykata Kombëtare Anti-Doping, duke pranuar kërkesën e propozuar nga Prokuroria Kombëtare Antidoping, mori masa për pezullimin e sportistit Josè Luis Palomino (FIGC) si masë paraprake për shkelje të neneve 2.1 dhe 2.2. Atleti rezultoi pozitiv për substancën Clostebol Metabolita. Kontrolli është urdhëruar nga NADO Itali”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *