• |
ide | kryesore

Meta: Skandal në doganat shqiptare, hiq urgjentisht bandën e patronazhistëve

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-presidenti Ilir Meta ka dalë në konferencën e parë të Partisë së Lirisë, një ditë pasi Lëvizja Socialiste për Integrim ndryshoi emrin. Meta ka bërë një thirrje ndaj kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar që të shkarkonte nga doganat shqiptare atë që ai e konsideroi si “banda e patronazhistëve”.  Ish-presidenti tha se me anë të shpërdorimit të detyrës dhe të punësimit nepotik në dogana, të ardhurat e vendit ishin shumë më të ulëta në krahasim me vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Qytetarët shqiptarë ishin ata që u mbështetën më pak nga qeveria gjatë krizave të kaluara, si gjatë pandemisë ashtu edhe gjatë krizës së rritjes së cmimeve. Ajo që është edhe më e qartë dhe e papranueshme është se qeveria vijon të paguajë dhjetëra miliona euro për aferën e inceneratorëve. Vazhdon të marrë borxhe për të mbështetur oligarkët me të cilët është e lidhur. Kjo situatë provohet edhe nga skandalet më të fundit siç janë edhe doganat shqiptare. Drejtimi i doganave nga kontrabandistë, nepotizimi për vendet e punës, tregon qartë se çdo sektor i qeverisjes është kthyer në sektor abuzimi. Prandaj dua t’i bëj thirrje Ramës të heqë urgjentisht nga doganat gjithë bandën e patronazhistëve. Situata në dogana është edhe më e rëndë. Të ardhurat janë më pak se në çdo vend tjetër në Ballkanin Perëndimor. Janë 20% më pak se në Maqedoninë e Veriut. Kjo qeveri ua bën qytetarëve edhe më të pashpresë të ardhmen në këtë vend.”, tha Meta. 

Tani si kryetar i një partie opozitare, Meta ngriti shqetësimin për situatën ekonomike në vend, duke sjellë në vëmendje raportet.



27 Comments

  1. Fjala jote ne vesh te perendise,vetem mos i harro keto fjale me vone,se edhe rama bilbiloste bukur ne opozite.

  2. Gjithmon ne dogana ka patur korrupsion po si nen kete weveri nuk ben vaki. Esht vendi qe u premtohet patronazhisteve si shperblim dhe kujdo qe mund te bleje apo vjedhe me shum vota per rilindjen. Edhte nje pazar dhe kumar i hapur dhe ku diskuyohrt qe ne 6 muaj ti ke bere 500-700 mij euro dhe ka arritur te kalohet 1 milionshi kjo pasi ke kryer detyrimet me eproret. Eshte njr vend luksi qe ka shum konkurence dhe jipet deri ne 200 mij euro per te hyre.

  3. populli flet te verteten se ju doni ti quani patronazhist do te thote qe nuk beni dot dicka per te arritur aftesite qe rama ka per te sjelle sukses ne cdo fushe qe ben investime

  4. ju ngeli Rama n goj o ilir meta krimineli.Si nuk that naj emer tjeter m se mar vesh.Rama rama rama rama na e shpifet.

  5. Mashalla per ty sa i kapshem je , o klysh komunist , o hajdut , ti je per tu kalb pas hekurave o kriminel, do e shesesh vilen ne lalez se mduket se ke ngel pa lek , apo ku mbarojne florinjte thuaj

  6. rama ben pune ju thoni ka faj.Po pse jeni kaq te ndryr aman.Lereni burrin e huj te punoj i qet se vetem Rames ja kemi pare hajrin deri m sot

  7. Me cdo pune te bere nga Rama dilni ju e filloni te flisni me keq se plakat nga keto budalleqet tuaja. Po boll m a nuk u lodhet akoma duke lene nam

  8. po mire a vertet mendoni qe nje nderrim emri e logoje do te fshije gjithe pislleqet qe keni bere ju? lereni politiken se do i beni me te madhe gropen vetes

  9. ti duhet te ishe ne burg jo duke dhene mend per njerezit e per keto portalet idiote qe vendosin te te kushtojne ty vemendje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *