• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta aktori i “Goodfellas”

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori  i “Goodfellas” Paul Sorvino ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare.

Lajmi i trishtë u konfirmua nga bashkëshortja e tij e cila zbuloi se Sorvino vdiq nga shkaqe natyrore dhe kishte patur probleme shëndetësore vitet e fundit.

“Jemi të trishtuar, nuk do të ketë kurrë një Paul Sorvino, ai ishte dashuria e jetës sime dhe një nga interpretuesit më të mëdhenj që ka zbukuruar ndonjëherë ekranin dhe skenën.” deklaroi bashkëshortja përmes një përfaqësuesi në një deklaratë të ndarë për Page Six.

Aktori filloi karrierën e tij në një agjenci reklamash dhe mori pjesë në Akademinë Amerikane të Muzikës dhe Dramës kur vendosi të shkonte në teatër. Ai bëri debutimin e tij në Broadway në muzikalin “Bajour” të vitit 1964. Paul ishte i njohur për rolet e tij në “Goodfellas”,  “Nixon”, “Dick Tracy” dhe “For the Love of Money”./Lapsi.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *