• |
ide | kryesore

Një gjigant korean nën hijen e Vezuvit: Kim kryen vizitat mjekësore për Napolin

-Instant, Sport



Pasi ka përcaktuar të gjitha detajet burokratike në lidhje me transferimin, Napoli është gati të përqafojë më në fund Kim Min-jae. Mbrojtësi koreano-jugor i lindur në vitin 1996 dhe me një gjatësi 1.90 metra, i zgjedhur nga klubi italian për të zëvendësuar Kalidou Koulibaly, mbërriti në Romë me një fluturim nga Lisbona: pasi kreu vizitat mjekësore në Villa Stuart, ai do të bashkohet me skuadrën dhe tekniku Spalletti në kampin stërvitor të Castel di Sangro. Me Fenerbahçen, me të cilën lojtari kishte kontratë deri në qershor të vitit 2025, u përmbyll një operacion me vlerë 20 milionë euro, që ishte edhe çmimi i klauzolës. Kim do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare për 2.5 milionë neto plus bonuse. Pritet një klauzolë lirimi prej 50 milionësh, e cila do të fillojë pas dy sezonesh.

Kështu, negociatat e gjata për Kim Min jae kanë përfunduar me sukes. Spalletti më në fund do të ketë në dispozicion lojtarin që do të ketë për detyrë të bëjë të harrohet Koulibaly, i cili kaloi te Chelsea në merkaton e verës. Për koreano-jugorin, Napoli mundi konkurrencën e fortë të Rennes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *