• |
ide | kryesore

Operacion i RENEA për kapjen e Talo Çelës në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e shtetit është duke organizuar një tjetër operacion për kapjen e të shumëkërkuarit Talo Çela. Lapsi.al mëson se në operacion janë përfshirë forcat RENEA dhe ato të FNSH-së.

Burimet thanë se janë duke u kontrolluar disa banesa dhe ambiente në periferi të Tiranës. Kanë qenë disa informacione të marra se i kërkuari për një sërë vrasjesh ka strofullën në dalje të kryeqytetit.

Policia ka dalë disa herë blof në tentativat për të vënë në pranga Talo Çelën. Rasti më i fundit ishte mbrëmjen e së hënës kur forcat RENEA zbarkuan në Peqin, por u ktheyn duarbosh.

Mediat raportuan edhe për një përplasje mes krerëve të RENEA-s dhe zyrtarëve të policisë lokale ppasi këta të fundit u akuzuan për dekonspirim të operacionit. RENEA kërkoi në banesën e një personi me influencë në zonë ku dyshohej se fshihej Talo Çela, por nuk gjeti asnjë gjurmë të tij. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Kesaj i thone kari ne p..e koka ne thes. Krimi i organizuar dhe shteti jane nje. Policia dhe forcat speciale jane ne sherbim te krimit, per te mos thene jane pjese e saj. Lapsi mos publikoni te tilla lajme se jeni bere portal i rendomte si gjithe te tjerat. Medemek po na informoni se shteti nena e krimit te organizuar po lufton krimin. Shime bajate e gjitha. Turp!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *