• |
ide | kryesore

Pozoi me fanellën e Tolouse, gazetarët bien ‘viktimë’: djaloshi ngatërrohet me blerjen e re të klubit

-Instant, Sport



Siç ka thënë Andy Warhol, “Të gjithë duan të jenë të famshëm për të paktën 15 minuta”, por në këtë rast popullariteti i një të riu francez zgjati 5 orë. Rafael Fernandes kishte shkuar me një mik në stadiumin e Toulouse dhe si shumica e njerëzve ai pozoi me fanellën e klubit dhe ua dërgoi fotot disa miqve, duke u hequr me shaka si blerja e re e klubit francez.

Pas pak ai mori një telefonatë nga një mik i tij duke e paralajmëruar se në Twitter e kishin marrë si blerjen e re, duke e ngatërruar me një lojtar me të njëjtin emër që luan në ekipet e të rinjve të PSG-së.

Kështu Rafaeli vendos të zbavitet me valën e këtij suksesi të paimagjinueshëm, duke i lënë gazetarët të shkruajnë artikuj dhe të bëjnë postime në lidhje me kalimin e tij te Toulouse. Megjithatë, pas 5 orësh, një gazetar nga RMC vëren se diçka nuk shkon dhe sqaron situatën: “Ky nuk është futbollisti Rafael Fernandes, ai është thjesht një adash i tij”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *