• |
ide | kryesore

Rikthehet Instagram i vjetër

-Instant, Paparazzi, Slider



Përditësimi më i fundit nga Instagram i sjell të gjitha videot nën 15 minuta si Reels. Gjithashtu, videot e publikuara si Reels nga të gjithë personat që kanë një adresë publike, do të rekomandohen tek më tepër njerëz. Nuk ka dyshim se Instagram është frymëzuar për këto ndryshime nga TikTok dhe suksesi i tij me videot e shkurtra.
Megjithatë përdoruesit nuk janë aspak të lumtur për këtë update duke u shprehur se duan Instagramin e vjetër dhe jo video si në TikTok. Madje në Instagram ka nisur një fushatë që kërkon të rikthehet aplikacioni si ka qenë dikur dhe jo të kthehet në një kopje e TikTokut. Kjo fushatë po mbështetet dhe nga motrat e famshme Kylie Jenner dhe Kim Kardashian të cilat kritikuan Instagramin.
“Mjaft me përpjekjet ta bëni Instagramin si Tiktok! Unë thjesht dua të shoh foto të lezetshme të miqve të mi”- thuhej në postim.
Jenner dhe Kardashian janë të dy shumë me ndikim në rrjetet sociale. Në vitin 2018, Jenner kritikoi ridizajnimin e Snapchat, duke bërë që aksionet e kompanisë mëmë Snap të bien me 7 përqind.

Aplikacioni po shton gjithashtu mjete të reja redaktimi që do t’u japin përdoruesve më shumë fleksibilitet në llojet e videove që mund të krijojnë në aplikacion. Veçanërisht, përdoruesit do të jenë në gjendje të importojnë audion e tyre, në mënyrë që ata të mund të shtojnë tinguj nga videot në kamerën e tyre.
Meta po rifreskon Reels edhe në Facebook. Kompania po shton mjete të veçanta redaktimi për desktop, duke përfshirë veçoritë e prerjes së videove, në mënyrë që krijuesit të mund të kapin me lehtësi pjesë të videove live dhe video të tjera më të gjata dhe t’i kthejnë ato në Reels.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *