• |
ide | kryesore

Zëvendësimi i Ahmetajt me Ballukun, të enjten mblidhet Kuvendi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Kuvend



Teksa dje pati ndryshime në qeveri, ku u shkarkua nga posti i zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe në vend të tij u emërua ministrja për Infrastrukturën dhe Energjetikës, Belinda Balluku, Kuvendi do të mblidhet ditën e enjte për të miratuar vendimet.

Mësohet se seanca është caktuar rreth orës 17:00 të pasdites. Ndryshimet prekën edhe çështjen e integrimit, ku vetëm pak ditë pasi u çelën negociatat, kryeministri Edi Rama shkarkoi Zef Mazin, ndërkohë që kryenegociatore do të jetë Majlinda Dhuka, e cila ka marrë dhe postin e ministres për Shtetin.

Ndonëse Kuvendi e kishte mbyllur sesionin parlamentar për të sezon, ai do të mblidhet në një seancë të posaçme për miratimin e këtyre ndryshimeve. Po ashtu pritet që të miratohen dekretet edhe nga presidenti i ri, Bajram Begaj, i cili do të hedhë dhe firmën e tij të parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *