• |
ide | kryesore

‘A do e padisë Autoritetin e Dosjeve?’/ Meta: Do e shikoni si përfundon kjo histori

-Instant, Lajme, Të fundit



Në një konferencë për mediat, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar ashpër pasi emri i tij doli në letrën e Autoritetit për Informimin mbi dokumentet e ish-sigurimit të Shtetit. Meta tha se nuk do e padisë Autoritetin e Dosjeve, pasi për të ky instutucion nuk ekziston më dhe tha se ata po manipulojnë dhe kriminalizojnë të vërtetën. Po ashtu, ish-presidenti ngriti pyetjen se pse nuk është thirrur nga Autoriteti i Dosjeve, ndërsa u shpreh se vetë ai njeh më shumë se 50 Ilir Meta.

“Nuk ekziton me për mua Autoriteti i Dosjeve. Do e shikoni si përfundon kjo histori, emrat e tyre do gdhenden në shtyllën e turpit. Qenka shqetësuar regjimi i patronazhistëve që ka vënë në survejim gjithë popullin shqiptar që paska ardhur një email për dikë që duhet të jetë Ilir Meta, muhabete, përalla të tilla. Ku ka më Autoritet Dosjesh, shkojnë bëjnë ligj për një person. Kush i ka penguar ata të hetojnë. Edhe kur isha president nuk janë penguar. Për këtë lojë që po hapin do e mbajnë ata përgjegjësinë. Për fëmijët e mi s’kanë asnjë shqetësim. Kanë dëgjuar gjëra shumë herë më të rënda jo vetëm për babanë, por edhe për mamanë. Problemi ka vetëm një emër: Autoriteti i Dosjeve, si një autoritet i manipulimit dhe kriminalizimit të të vërtetave. Ata e dinë shumë mirë këtë histori: asgjë nuk e shpëton KM-në. Historia e tij ka përfunduar“, tha Meta.



2 Comments

  1. Te jete thua seria e dyte e Babales?. Cfare nuk behet ne kete vend, ketu qeverisja nenkupton pislleqe, balte, vjedhje, mafie, korrupsion.Populli dele t’ja dale vete vetem taksat te paguaje.

  2. fundi kesaj historie duhet te jete Ti o bythqir Cepani te shkosh ne burg….bashke me dordolecin e Vucidolit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *