• |
ide | kryesore

Ben Affleck apo Alex Rodriguez, kush zotëron pasurinë më të madhe

-Instant, Paparazzi, Slider



Dy partnerët më të fundit të Jennifer Lopez janë tashmë ndër njerëzit më të suksesshëm në botë, secili në fushën e vet. Alex Rodriguez ka qenë një mrekulli e bejsbollit që kur ishte shumë i ri dhe ka një karrierë të jashtëzakonshme. Ben Affleck gjithashtu filloi rrugëtimin e tij në kinematografi në moshë shumë të re me skenarin e tij “Good Will Hunting”.
Të dy kanë qenë jashtëzakonisht të suksesshëm dhe kanë grumbulluar pasuri mbresëlënëse gjatë gjithë viteve. Por njëri prej tyre ka padyshim më shumë para se tjetri.
Kush ka pasurinë më të madhe mes Alex Rodriguez dhe Ben Affleck? Le të hedhim një vështrim në karrierën e tyre dhe të shohim se kush ka fituar më shumë para gjatë viteve.
Pasuria aktuale e Ben Affleck

Duke filluar me aktorin/regjisorin, Ben Affleck ka qenë i përfshirë në shumë prej filmave më të suksesshëm të realizuar ndonjëherë. Edhe pse ai ka luajtur në shumë prej tyre si aktor, suksesi më i madh që ka arritur ndonjëherë ishte kur vendosi të bëhej regjisor.
Edhe pse ai ka qenë joaktiv gjatë dy viteve të fundit, Ben Affleck ka patur të ardhura që varionin nga 15 deri në 20 milionë dollarë për film si aktor. Aktualisht, pasuria e tij neto është rreth 150 milionë dollarë. Duke marrë parasysh se sa i suksesshëm ka qenë ai gjatë viteve të fundit, Ben Affleck është mjaft i pasur. Po a mjafton kjo pasuri për të mposhtur Alex Rodriguez?
Pasuria aktuale e Alex Rodriguez
Lojtarët e bejsbollit fitojnë si askush tjetër në botë, ata janë atletët që kanë të ardhurat më të larta gjatë karrierës së tyre profesionale. Alex Rodriguez e filloi karrierën e tij me “Seattle Mariners”, vazhdoi të luante për “Texas Rangers” dhe u shndërrua në një emër të njohur me “New York Yankees”. Falë kontratave të tij fitimprurëse në MLB, Alex Rodriguez aktualisht ka një vlerë neto prej 350 milionë dollarësh.

200 milionë dollarë më shumë se pasuria aktuale e Ben Affleck.



1 Comment

  1. Ben Aflek I ka lene bixhozeve dhe droges ka zero dhe prandaj e ndau gruaja !E martoi Xh L per ti marre Leke Plus eshte dhe tutori I sajne kohet me te hershme!!!Sa naive qe jeni!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *