• |
ide | kryesore

Berisha: “Ballkani i hapur” është për ndarjen e Kosovës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha, në një bashkëbisedim për trashëgiminë kulturore është ndalur gjatë fjalës së tij edhe tek “Ballkani i Hapur”.

Ai u shpreh se “Ballkani i Hapur” është ndarja e Kosovës dhe këtë e provoi ngritja e kartonit të kuq nga socialistët për masakrën e Srebrenicës.

“Ballkani i Hapur është ndarja e Kosovës. E kam deklaruar herë pas here, dhe më pas jam marrë me pasojat katastrofale për fshatin shqiptar, ku prodhimet e tyre hidhen në kanal.

Janë rritur 40% importet bujqësore të Shqipërisë nga Serbia. është moment jo i favorshëm për ne si komb. Ne jemi komb i vjetër dhe kombet e vjetra nuk vdesin kurrë.

Edhe këtë betejë do ta fitojmë. Edi Rama është tërësisht i përfshirë. Ju e patë vetë ku shkon kopeja. E patë kur u ngritën kartonat e kuq për Srebrenicën. është vetëm efekt kopeje. Njeriu ka një ndërgjegje dhe ministres Margariti i mungon, është misioni i saj mbrojtja e trashëgimisë kulturore të Butrintit.

Ju garantoj se shqetësimet serioze që u ngritën këtu, do të jenë pjesë e programit. Teatri Kombëtar do të ngrihet siç ka qenë”, – tha Berisha. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. pas ngjarjes së Poliçanit, në Shtator 1992, kur Ilir Metës ju hoq imuniteti në Kuvend dhe u çua për ndjekje penale, ndodhi një kthesë e beftë pasi Bashkim Gazidedja u konsultua me Sali Berishën. Befas ai u la i lirë dhe u bë luajal me pushtetin e Sali Berishës.Flet gjukanovici serb direkt agjenti Bisturia serbi salih e perkrah gjukanovicin por harron qe amerika tani eshte koke e kembe brenda ne ballkan

  2. O Salih Tropoja , ne ne Kosove e dim mire se q’eshte Ballkani Hapur .

    Balkan i Hapur do te thote Jugosllavi e re , minus Kroacia dhe Slovenia , plus Shqiperia -2+1 .

    Nese Amerikanet dhe Anglezet kurve kane vendos qe ballkanin perendimor ta lene jashte BE-s , e qe per kete plan po e perdorin Rusin .

    E keni verejtur se si Amerikanet lacojn propaganden me ane te mediave vendor dhe politikaneve tone te korruptuar , se gjoja Rusia ka hy ne ballkan , kur dihet qe Amerikanet kan ushtrine ne cdo shtet te ballkanit , pos Serbise .

    Shtrohet pyetja : Pse Amerikanet e perkrahin Open Ballkan , kur te gjithe e kane gojen plote se ky project eshte nga Beogradi dhe Moska !?.

    Nese eshte plan Ruse , atehere nuk duhet perkrahur Amerikanet , ndersa Anglezet Kurve nuk shprehen per kete project .

    Pra jemi ne situate sikur ne 1943 , kur eshte bere marveshja Ruzvelt Curcil Stalin , qe u formua Jugosllavia e Titos .

    Pra te ne eshte faji , kur skemi qene te zotet me qliru bothen vete , keshtu tallen me neve , here na thone se po ju futim ne Jugosllavi , e here ne Turqi , e here ne Rusi .
    Vetem nje gje po dihet qe Amerika Anglia per interesa te tyre , gjithenje do bashkepunojn me Muzhaket Ruse , qe vetem Gjermania Evropiane mos te behet e fuqishme , koha e ka treguar ne te dy luftrat boterore .

    Dhe Djalli i Europes ka qene Englizi .

    Dhe me sa duket si po shkojne punet , edhe kesaj radhe do na e fusin Kepen e Shkupit neve Shqipetareve, bile fell .

    Uroj qe kjo mos te ndodhe .

    1. O sherifi rus.
      Lere propoganden ketu, se nuk te shkon. Mund te kapesh ndonje idiot prej hunde me keto traplliqe. Por me shume ben te kunderten. Shqiptaret e kan ne adn e tyre perendimin. Dhe kete nuk ka “sherif” rus. Qe ta ndryshoj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *