• |
ide | kryesore

Bordeaux shpëton, mbetet në Ligue 2: Presidenti do t’i paguajë biletën të gjithëve në ndeshjen hapëse

-Instant, Sport



Federata franceze e futbollit ka anuluar rënien e Bordeaux në divizionin e tretë. Klubi, pasi zbriti në Ligue 2 sezonin e kaluar, ishte ndëshkuar edhe më tej këtë qershor për shkak të vështirësive ekonomike. Megjithatë, presidenti Gerard Lopez, përmes shitjeve të shkëlqyera dhe injektimeve të reja kapitale, arriti të sigurojë federatën franceze të futbollit për gjendjen e qendrueshme të arkës së shoqërisë. Revokimi i rënies së mëtejshme nga kategoria u prit me gëzim të madh nga presidenti, i cili vendosi t’u paguajë biletën të gjithë tifozëve të pranishëm në ndeshjen debutuese të Ligue 2 kundër Valenciennes këtë të shtunë.

Situata e vështirë për Bordeaux ka qenë në fakt prej një viti, kur skuadra franceze arriti të shmangë rënien në Ligue 2 për shkak të parregullsive financiare vetëm për shkak të ardhjes në krye të klubit të Gerard Lopez. Biznesmeni, me kombësi hispano-luksemburgase, dha garancitë e nevojshme për qëndrueshmërinë e klubit. Lopez ishte gjithashtu president i Lille nga viti 2017 deri në 2020, ndërsa është pronar i 2 klubeve të tjera: Boavista dhe Mouscron.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *