• |
ide | kryesore

Firma te inceneratorët/ Detajet që nxjerrin bllof Erjon Veliajn

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Në morinë e shkresave që i shtruan rrugën koncensionit për inceneratorin e Tiranës, është një dokument që e ngarkon Erjon Veliajn me përgjegjësi direkte për kalimin e 91 milion eurove me një firmë.

Bëhet fjalë për shkresën e marsit të vitit 2017, të cilën Lapsi.al e ka sjellë edhe më parë për lexuesin. (Shiko më poshtë)

Firma e Veliajt jep miratim për inceneratorin e Tiranës dhe është përgjigje për Alqi Bllakon. Shkresa i hapi rrugë kalimit të 91 milion eurove drejt xhepave Klodian Zotos dhe shokëve të tij.

Paratë vazhdojnë kalojnë. Por në Sharrë nuk ka ende incinerator.

Deri më sot, firma e Veliajt është denoncuar nga opozita që e akuzon se ai shkeli ligjin kur mori përsipër kompetencat e Këshillit Bashkiak. Në Komisionin Hetimor, Veliaj tha se kishte dhënë miratimin vetëm “parimisht” dhe se Këshilli Bashkiak e kishte miratuar më vonë kontratën, një deklaratë që u konsiderua e gënjeshtërt. Por Monika Kryemadhi ka nxjerrë disa dokumenta që shpjegojnë se si u distancuan faktorët e tjerë nga zelli që tregoi Veliaj për inceneratorët.

Inceneratorët në mes/ Ç’ndodhi mes Ramës dhe Ahmetajt

Tërheqja e Arben Ahmetajt

Qëndrimi që mbajti Arben Ahmetaj, Ministër i Financave ishte në veçanti ishte interesant, sepse tregonte se si u distancua ai nga afera që Veliaj vendosi ta firmosë.

Kur Lefter Koka i kërkoi miratim për inceneratorin e Tiranës, ndryshe nga Veliaj, Ahmetaj refuzoi të jepte miratim të hapur. Ai bëri një hap pas dhe ia la përgjegjësinë kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Tek shkresa që firmosi Ahmetaj shkruhej se ai nuk kishte asnjë koment për konçensionin sepse përfituese ishin bashkitë e Tiranës dhe jo qeveria.

“Referuar shkresës nr. 8275/1 prot., datë 27.03.2017, me anën e së cilës Kryetari i Bashkisë Tiranë është shprehur parimisht dakord për rolin e kësaj Bashkie referuar studimit të fizibilitetit, shprehemi pa komente për sa kohë që financuesi dhe përfituesi kryesor i projektit është Bashkia Tiranë” shkruhet në përgjigjen e Ahmetajt.

Pavarësisht shënimit “pa koment”, Ahmetaj shkeli ligjin sipas Kryemadhit, sepse duhet të kishte bllokuar projektin që mbante vetëm firmën e Veliajt dhe jo të kryetarëve të tjerë të bashkive që do të digjnin plehrat në incenerator.

Por sërish, shënimi i ish-ministrit tregon shumë. Në sfondin e refuzimit të Ahmetajt, del akoma më e qartë shkelja e Veliajt. Pavarësisht kësaj, ai guxoi ta hedhë firmën që sot e bën kandidat për SPAK.

Skandali/ Veliaj gënjen nën betim për firmën e hedhur pro inceneratorit

Debati në komisionin e prokurorimit

Detaji i dytë që shton dyshimet mbi kryebashkiakun Veliaj është një debat që ka ndodhur mes anëtarëve të Komisionit të dhënies me Konçension të procedurave të inceneratorit. Në mbledhjen e 31 Gushtit të vitit 2017 është vënë re anashkalimi i Këshillit Bashkiak nga firma e Erjon Veliajt.

Kryetarja dhe dy anëtarë kërkuan miratimin e kontratës nga Këshilli Bashkiak dhe jo nga Erjon Veliaj.

Por dy anëtarët e Komisionit nga Bashkia e Tiranës, Taulant Tusha dhe Namik Simixhiu thanë se kjo nuk ishte e nevojshme dhe mjaftonte firma e Veliajt që projekti të kalonte.

Pak ditë më pas, Veliaj u detyrua ta mblidhte Këshillin Bashkiak ashtu siç kërkuan anëtarët e Komisionit të prokurorimit, por atëherë kontrata ishte lidhur dhe angazhimi financiar ishte realitet.

Të dyja episodet, si tërheqja e Arben Ahmetajt ashtu edhe debatet në Komisionin e Prokurorimit, tregojnë dyshimet se Veliaj shkeli ligjin për inceneratorin e Tiranës nuk prekën vetëm opozitën, por u shfaqën edhe brenda mazhorancës. Dihet tashmë që vetëm prokurorët e SPAK kanë imunitet dhe nuk guxojnë të merren me Veliajn./Lapsi.al



14 Comments

  1. Që Edvin Droga dhe Erion Shkërdhata janë autorët kryesorë në aferën e inceneratorëve e dinë e gjithë Shqipëria, por kur do të arrestohen është problemi,sepse shkoi pak si gjatë për keto hajdutë që krekosen akoma sikur janë të paprekshëm,ndërkoh që qytetarë të thjeshtë dënohen për 10 mijë Lekë të vjetra.

    1. Lali kurva se ka te gjate. Ky do ta haj me keq nga te gjith. Rama kte e ka perdor me bo ca pun publike me thon qe ja bejm pun, pjesa tjeter esht vetem shperdorim dhe korrupsion. Ky ka hedh firma ne delir e siper, neser i hedhin prangat dhe Ramsi del i lare. KAQ.

  2. Po behen gati per neser,kane shume pune,duhet te bejne apelin,te shenojne kush mungon,kush eshte i ngrysyr,etj,etj.
    Duhet te garojne besoj me njeri-tjetrin kush eshte me i zellshem,se sufllaqen nuk ia japin kot.

  3. Jevgu i kurves tha ….pa komente…
    Fik kurvi vrimeshqyer me nje firme zhvati 91 melone €
    Pastaje dasmen me kurven e tije ja beri mamikurva me leket e kollovareve sigurims….
    Mire e keni popull qelbesire qe ja shisni voten gonorrese se gjate me haremin mavi.
    Skeni pare gje akoma o dele te shqepura.

  4. Kete e kane cvigjeruar ne Mansion me 13 dhoma 5 burra ndermjet tyre nje 95 vjec Me kembim te Vjedhi shqipetaret Pra ti rrjepi sa te mundet e perdhunuan dhe ju jep pare !!!Kjo eshte futyra e vertete e ketij supermashtruesi me Licence

  5. Bota ka nxjerrë nga politika gjigant të saj që do i bënin nder po të rrinin më gjatë në detyrë. E rëndësishme këtu është që Ilir Meta, me ato funksione të larta shtetërore që ka mbajtur, më në fund të çlirohet nga tutela 30 vjeçare e Sali Berishës, i vetë identifikuar si “Arkiva”, dhe të mos jetë më peng i dosjeve prej atyre që ia mbanin si shantazh mbi kokë sa herë Iliri u duhej si qen gjahu për arritjen e qëllimeve të tyre politike.

  6. Shantazhet e tua mund t’i haje vetem ndonje shpirtzi i ngjashem me ty.

    Prapa kercenimit tend banal, dallohet qarte, frika dhe paniku yt, te cilat kane kohe, qe te jane kthyer ne makth dhe semundje kronike.

    Per ne te tjeret, ti je thjesht nje superhajdut, abuzues i pushtetit, i korruptuar, fuks, i pabese, armik dhe turp i popullit dhe i vendit tend.

    1. Problemi që ka Sali Berisha nuk është Genta Sula, por fakti që Ilir Meta dyshon më shumë tek Sali Berisha se sa tek Genta Sula. Dhe për t’iu përgjëruar Ilir Metës për besnikëri ndaj tij, po bën si i fortë duke shantazhuar Autoritetin e Dosjeve. Dhe nuk ka faj, se ky e ka mbajtur mbi tavolinë dosjen e Ilir Metës.

      E vetmja gjë që duhet të bëjë Berisha, është të kërkojë që autoriteti të hetoj për vjehrrën e tij Milica Rama dhe gruan e tij Liri Berisha nëse kanë pasur bashkëpunime me Sigurimin e Shtetit. Kështu në radhë të parë çlirohet për vete. Pastaj të kërkojë dhe për dosjen e vëllait të tij se mos e ka prerë ne besë I.Shehu dhe nuk ja ka zhdukur. Kështu çliron dhe fisin. Për vete s’ka nevojë se dëmi është bërë.

  7. Mos na e nxirrni ne foto kete fytyre te peshtire , rraseni shtate pashe nen burg kete kurve hajdute e pa dinjitet

  8. Uriah Heep ka pasur ne te shkuaren dhe me gjasa do kete ne te ardhmen,po si ky yni,nuk besoj gjendet ne dynja,kaq i neveritshem perveçse i urryeshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *