• |
ide | kryesore

Gazetarja e Sky gafë skandaloze live! “Shijon” koret e romanistëve kundër lacialëve: e ashpër komunikata e Lazios

-Instant, F1, Sport, Video



Ditën e martë, në sheshin përpara Koloseut në lagjen Eur të Romës, u organizua prezantimi spektakolar i Paulo Dybalas me fanellën e re të verdhekuqve, me mbi 10 mijë tifozë entuziastë që pritën idhullin e ri të Curva Sud. Në një ditë feste dhe gëzimi, ishte e pashmangshme që tifozët e Romës të mos intononin ndonjë kor ngacmimesh ndaj kushërinjve të tyre të Lacios, në një derbi të përditshëm që ka ndezur gjithmonë kryeqytetin. Por ishte krejtësisht e evitueshme që prezantuesja e Sky Sports, Sara Benci të ndalej shumë në këto kore, duke artikuluar një fjali aspak të hijshme. Një episod që nuk është kapërcyer nga Lazio, që është kundërpërgjigjur me një deklaratë të ashpër pasditen e së mërkurës.

Gazetarja e Sky Sport, Sara Benci, në lidhje të drejtpërdrejtë me të dërguarin në shesh në momentin që tifozët verdhekuq kanë kënduar kore kundër Lazios, në vend që të vazhdonte, u ndal më shumë se ç’duhej te episodi duke artikuluar frazën e pahijshme: “Po kënaqesha pak … edhe me koret,” tha ajo. Një frazë që Lacios nuk i ka pëlqyer aspak.

KOMUNIKATA E LAZIOS
Të pasnesërmen e episodit, klubi bardhekaltër lëshoi një deklaratë të ashpër në faqen e tij zyrtare, duke kërkuar ndjesën e menjëhershme nga gazetarja dhe Sky: “Mund të ndodhë që gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë televiziv, të shfaqet një kor ofendues si ai i rezervuar nga disa tifozë të Romës kundër Lacios gjatë prezantimit të Dybalas”, thuhet në shënim. “Nuk mund të ndodhë ndërkohë që ai kor të vihet në pah me ironi nga studio, në mënyrë krejtësisht të papërshtatshme. Presim nga Sky dhe nga e direkt e interesuara, Sara Benci, një ndjesë për tifozët e Lacios: nëse vërtet nuk mund të jeni të paanshëm, siç tregohet nga disa episode ndër vite, të paktën mund dhe duhet të keni respekt për tifozët dhe abonentët bardhekaltër”.

JUSTIFIKIMI I GAZETARES
Pak orë para daljes së njoftimit për shtyp të Lazios, Benci kishte shpjeguar tashmë fjalët e saj në përgjigje të komenteve të shumta të tifozëve të zemëruar bardhekaltër që shfaqeshin në faqen e saj në Instagram: “Zakonisht nuk u përgjigjem mesazheve të këtij lloji dhe nuk prekem nga kritikat”, ka shkruar gazetarja. “Sipas atyre që më shkruan, herë pas here jam tifoze e njërës apo tjetrës skuadër. Nuk do të doja të kisha lënduar ndjeshmërinë e askujt, ndaj dua të sqaroj se nuk më kanë shijuar thirrjet kundër Lacios, por ato në favor të një lojtari që i bën tifozët të ëndërrojnë. Qofshin këta të Romës, Lazios, Interit, Juves, Milanit, Napolit apo të tjerëve, për mua nuk ka ndryshim”.

VIDEO E INKRIMINUAR
https://youtu.be/0tn5cjDA2UI



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *