• |
ide | kryesore

Gjukanoviç parashikon zhdukjen e Kosovës nëse “Ballkani i Hapur” merr jetë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, i cili ka kundërshtuar marrëveshjen e Dritan Abazoviçit me Kishën Serbe ka një parashikim të frikshëm për mënyrën se si do të përfundojë disa shteteve të rajonit për Ballkanin e Hapur.

Sipas Gjukanoviç, qëllimi i autorëve të idesë së “Ballkanit të Hapur” është zhdukja e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe shtoi se sigurisht që do të përfundonte me “luftë dhe një gjenocid tjetër”.

Gjukanoviç tha se kryeministri Dritan Abazoviç “do të gjykohet nga votuesit, gjykatat dhe historia” nëse ai ndjek një politikë që është kundër interesave të Malit të Zi.

Gjukanoviç ka thënë për portalin “Vojvodina Autonomija” se Malit të Zi i është dhënë mundësia për të përparuar në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian dhe ka shtuar se ky shans është edhe një rrugë drejt anëtarësimit në BE, shkruan KosovaPress.

Gjukanoviç e cilësoi projektin e “Ballkanit të Hapur” si “shumë kontrovers”, sepse tha se është skenar alternativ për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor jashtë Bashkimit Evropian.

“Ne nuk kemi nevojë për këtë, ne kemi nevojë për anëtarësim në BE. Ata që nuk e shohin rajonin tonë në Evropë, nuk shohin as demokraci multietnike në Ballkan. Atyre u pëlqen ideja e ndryshimeve të kufijve, homogjenizimi etnik dhe fetar brenda shteteve të zgjeruara.

Si zakonisht, çdo gjë nis tradicionalisht nga pala serbe, kësaj radhe ‘bota serbe’. Dhe kjo vazhdon automatikisht me të njëjtët zullumqarë të shtetit të madh”, tha Gjukanoviç.



3 Comments

  1. Gjukanovic e nenkupton qe me Open Ballkan formohet Serbia e madhe dhe Shqiperia Etnike(0se e madhe sic e quajne fqinjte tane), Po pse more Gjukanovic, nqs Kosova, shumica e shqiptareve ne Shqiperi, ne Maqedoni, Mal te Zi (pervec malazezo -boshnjakut AbazoviC) jane kunder Open Ballkan, ku e sheh ti Shqiperine Etnike aty? Pse na fut ne nje thes me serbet? Shqiperia Etnike do formohej nqs ne Open Ballkan nuk ishte Serbia (dhe keshtu duhet te ishte ne fakt) por me Serbine brenda, jo vetem qe nuk krijohet dot Shqiperia Etnike, por serbizohet jo vetem Kumanova,Ohri, Mali i Zi, por edhe bregedti shqiptar.Prandaj nuk e pranojme dhe jo per t’ia bere qefin Mali te Zi…. Ky portali “Vojvodina Autonomija” te pakten ta qunte veten “Vojvodina Republika”-sa pak pretendime dhe sa ngadale po punojne hungarezet dhe kroatet per te cliru Vojvodinen

  2. Pusho more titist!
    Partija jone e lavdishem e di c’ben!
    Nderimi i shokeve themelues Dushan Mugosha dhe Milladin Popovic do te finalizohet me kete projekt mbare-internacionalist!

    T’rroj’ Partija!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *