• |
ide | kryesore

“Lidhesh prej shtylle pastaj…”, policia nis hetimet për “Mihalin” e Golemit që kërcënoi pushuesit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 30-vjeçar nga Kavaja është proceduar penalisht nga Policia e Tiranës, pasi kishte kërcënuar dhe ofenduar një pushues që kishte vendosur një karrige gjysmë shezlong buzë detit. Siç duket edhe nga videoja e mëposhtme, ai i është afruar një personi që kishte ngulur karrigen në rërë.

“Ta q* rracën, të marr në shpulla. Kaq po të them. Nuk e rruaj për ty, as për telefon, as për asgjë në votë o shoku. Jam trim,”- i thotë ai qytetarit, dhe në një moment përpiqet t’i marrë dhe celularin. Lidhur me pamjet e mëposhtme, ka reaguar sot Policia dhe bën me dije se personi në fjalë është proceduar penalisht.

VIDEO

Shërbimet e Policisë, pas transmetimit të pamjeve, kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë 30-vjerçarin F. Sh., banues në Kavajë. Nga verifikimet ka rezultuar se dokumentet për beach bar-in dhe për shfrytëzimin e hapësirës gjatë vijës bregdetare, 30-vjeçari i ka në përputhje me kërkesat ligjore.



6 Comments

    1. kur ska shtet dhe jena popull zgjebarak qe bejme sikur sdegjojme a skuptojme, mire i bejne ti qijne motren. Neser rradha jote..

    2. Ku eshte shteti ?? Apo ketu te ne qendron ende shprehja as ka pasur dhe as do kete ndonjere shtet per te fortin . Shume e rende mund te ishte secili nga ne vendin e atij qytetari , ku e gjejne te drejten keta plera qe privatizojne detin ? Sot me keto çudira qe po ndodhin vetem ketu te ne nuk ndodhin as ne Afganistan e Somali . Sot duhet bere ligji me burg kush zapton detin ne te kundert keto skena te renda sa vjen e do shtoen .

  1. Ai “pronari” mund te kete te shfrytezoje reren por jo bregun e detit. Deti nuk ka pronar…madje as plazhi…thjesht jepet leja per shfrytezim per nje kohe te caktuar.
    Pas kesaj historie duhet ti vendoset nje gjobe e majme dhe ti hiqet e drejta e shfrytezimit te plazhit per disa vite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *