• |
ide | kryesore

Meta akuza Lindita Nikollës: Pula e kuvendit, njeri pa dinjitet, me mesatare 5

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shpërthyer në akuza të forta kundër Lindita Nikollës, kryetares së parlamentit që sot ka zhvilluar disa takime në lidhje me kërkesën e Autoritetit të Dosjeve për të ndryshuar ligjin.

Meta e quajti Nikollën “pulë” dhe “njeri pa dinjitet”, duke e akuzuar se është përdorur për “nevojat personale” të Edi Ramës.

“Është ajo pula e kuvendit aty, se ajo ashtu është. Pa dinjitet, se unë e kam respektuar, turp i madh, une e kam respektuar gjithmonë po ca do presësh me mesatare 5 pikë ca. Po e mbani mend si e këputën studentët?” tha Meta gjatë konferencës.

Po sot, kryetarja e Kuvendit doli me një deklaratë ku falenderoi Autoritetin e Dosjeve për denoncimin, duke thënë se për rastin në fjalë kishte vënë në dijeni kryetarët e komisioneve të sigurisë dhe ligjeve.

“Dje Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit ka informuar publikun për rastin e një politikani me profil të lartë, me inicialet I.M, i cili ka rezultuar i përfshirë në aktivitetin e Sigurimit të Shtetit.

Autoriteti i Dosjeve ka nisur gjithashtu një letër në drejtimin tim, ku më ve në dijeni të identitetit të këtij politikani me profil të lartë dhe kërkon nga Kuvendi ndërhyrje të menjëhershme për adresimin e një pengese ligjore, që nuk ia mundëson Autoritetit veprimet e domosdoshme për rastin.

Rasti është tronditës dhe Kuvendi duhet të reagojë patjetër. Prandaj kam thirrur sot kryetarët e grupeve dhe kryetarët e komisionit të sigurisë dhe të komisionit të ligjeve, të cilët i kam informuar mbi letrën e Autoritetit, identitetin e politikanit me inicialet I.M, si edhe gatishmërinë time për ta mbledhur Kuvendin në çdo kohë që forcat politike do të kenë nevojë.

Dua ta falenderoj Autoritetin e Dosjeve për reagimin e drejtë, të pavarur dhe profesional, si edhe për kurajon në adresimin e këtij rasti, i cili ngre pyetje të rëndësishme për shoqërinë tonë dhe për forcat politike. Në respekt të ligjit dhe ndjeshmërisë së lartë të këtij rasti vërtetë tronditës, nuk mund të flas më shumë në këtë faze” ishte reagimi i Lindita Nikollës.



9 Comments

  1. Nuk i ja njeri këto gënjeshtra për Ilir Metën.Shqipëria ka vetëm një burrë shteti dhe me dinjitet me karakter dhe moral të lartë. Dhe ky është ish presidenti i vendit tim Ilir Meta.Pse u kujtuat tani kur dosja e tij ka kaluar disa herë në disa filtra për vendet e punës që ka pasur.kjo është lojë e pastër politike duket shumë qartë.

  2. Kryfelliqesira linda drejton nga bunkeret e Surrelit😤🤮😤🤮 thotë:

    Kukulla prej Dylli Menaxhohet Nga Madame Linda qe drejton nga tunelet e Surrelit Ne duart e saj eshte Shqiperia!!!Ajo tani nga Avujt e kokaines eshte bere e pa skrupuj mjafton ta shifje me ceremonine para dy ditesh i kishte dale sic eshte Madame

  3. Termi :Pule” perdoret nga Edvin Rama,dhe kedo nga femrat qe oerdor dhe jo vetem,i quan pula,e bute,e squllet,grifshe,e eger !
    Po,per cdo femer sipas kategorise psikopatike te tij ka nje emertese nga pas,po te gjitha jane “Pula”!

  4. Po pse tani u kujtuat për këtë burrë shteti tani që ai po bën opozitën e vërtetë .Kjo është manovër politike për të mbuluar vjedhjet në dogana e tatime dhe vjedhjet te incenetatorët.Këtë e kupton edhe një fëmi në klasën e parë fillore.

  5. Spo lene dy gur bashke per te penguar opoziten;dhe per cfare akuzohet?paska spihunuar nje njeri,nderkohe qe 80%e shqiptareve ishte spihune.
    Keta nuk kane ndermarre asnje mase per njerezit qe kane vrare,urdheruar te vriten etj,sot na kujtohen per spihunim.
    Qe sjane ne rregull fare,kjo sdo as mend as kalem,por qe te arrinin te beheshin kaq qesharake,nuk e besoja.
    Si mund te shuajne skandalet e pafundme ne kurrizin direkt te cdo shqiptari me nje spihunim,nuk e kuptoj,kaq budallenj u dukemi?
    Fakti qe po terbohen keqas duke perdorur te qena e te paqena per te penguar te verteten,tregon qe u ka hyre frika ne palce,demagogjia nuk u pi me uje,po mbahen me thonj.
    Ne e dime qe ne 30 vite tranzicion,nuk kemi pase ne krye “burra te mire”,por perballe kesaj bande mavi,ata duken qelibar.

  6. Oreme inceneratoret ca po bejna patranazhistet e spakut , po me becchetin? Se jane nja 400 milion euro vjedhje. Po me rruget se shkon te 1 miliard euro. Spaku eshte pjese e bandes, ptu felloqesira

  7. Në të gjitha dokumentet që ka firmosur, para publikut, në rrjetin social zyrtar në Facebook, në jetën e përditshme etj., Ilir Meta prezantohet me mbiemrin ‘Meta’.

    Në regjistrin e gjendjes civile, në formularin e dekriminalizimit që ka plotësuar dhe shumë dokumente të tjera zyrtare, Ilir Meta figuron me mbiemrin ‘Metaj’, pra më shkronjën ‘j’ në fund. Agjenti metaj sulmon te ish perndjekuren nga regjimi qe paguante salihun dhe metaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *