• |
ide | kryesore

Meta në dosjet e Sigurimit të Shtetit, Berisha: Falsifikim i shpifur i Ramës, akt hakmarrjeje i verbër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar një manipulim nga ana e kryesocialistit Edi Rama, publikimin e dokumenteve të Sigurimit të Shtetit nga ana e Autoritetit të Dosjeve, ku shfaqet emri i ish presidentit Ilir Meta. Berisha shprehet se Rama i tmerruar nga opozita ka urdhëruar falsifikimin dhe manipulimin e dosjeve duke sulmuar ish presidentin me një akt hakmarrje të verbër.

Ai shton se Meta i është nënshtruar verifikimeve që nga viti 1996 dge deri më sot për shkak të posteve që ka mbajtur dhe në gjitha rastet ka rezultuar pa asnjë lidhje me policinë sekrete.

“Me këtë akt të ulët Edi Rama kërkon të fusë në thes sarajet e tij në Surrel të ndërtuara në një kohë kur kishte të deklaruara në ILDKP vetëm 3800 marka gjermane dhe 400 mijë lek. Ai kërkon të fusë në thes pallatin 5 katësh në pajë të ndërtuar pa asnjë faturë tatimore, ndërtimore, doganore, bankare”, shkruan Berisha.

Reagimi i plotë i Sali Berishës

Një akt i shëmtuar i turpshëm i Edi Ramës! Pas inaugurimit të monizmit të plotë, Edi Rama, në traditën më të shëmtuar të bllokmenëve hoxhistë, i tmerruar nga opozita, urdhëron fallsifikimin dhe manipulimin e dosjeve dhe sulmoi në një akt hakmarrjeje të verbër, nëpërmjet veglave të tij, ish – Presidentin e Republikës Ilir Meta, duke aluduar se ai paska qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.

Pa dyshim një fallsifikim dhe manipulim i shpifur ky. Ish Presidenti Meta si parlamentar i është nënshtruar nga viti 1996 deri sot verifikimit periodik si kandidat opozite dhe mazhorance për deputet në Parlamentin e Shqipërisë, nga i cili në të gjitha rastet ai ka rezultuar pa asnjë lidhje me policinë sekrete.

Me këte sulm të ulët dhe amoral Edi Rama përpiqet të vendosë në harresë firmën prej xhelati të Kristaq Ramës në varjen e poetit Havzi Nela dhe pushkatimin e qytetarëve të tjerë të pafajshëm.

Me këtë sulm Edi Rama përpiqet të krijojë tymnajë për vjedhjet e tij të tmerrshme gjatë 23 viteve në pushtet si kryetar bashkie dhe kryeministër, ai përpiqet të sfumojë akuzën për 200 milionë euro të fshehura prej tij në bankat offshore të denoncuara në Raportin e OSBE – së në vitin 2014, për të cilin heshti si fije bari.

Me këtë akt të ulët Edi Rama kërkon të fusë në thes sarajet e tij në Surrel të ndërtuara në një kohë kur kishte të deklaruara në ILDKP vetëm 3800 marka gjermane dhe 400 mijë lek. Ai kërkon të fusë në thes pallatin 5 katësh në pajë të ndërtuar pa asnjë faturë tatimore, ndërtimore, doganore, bankare.

Me këtë akt të ulët Edi Rama, i damkosur tashmë si hajduti më i madh në tërë historinë e shtetit shqiptar, kërkon të zbehë vjedhjen me firmën dhe vulën e tij të qindra milionë euro në aferën e inceneratorëve, kërkon të errësojë mega aferat prej miliarda euro të Butrinit, Portit të Durrësit dhe me të ashtuquajturit investitorë strategjikë, me PPP, koncesionet me tenderat sekret etj etj.

Duke dënuar me forcën më tē madhe këtë akt amoral, e siguroj Edi Ramën se asgjë nuk do të shpëtojë ty dhe vjedhësit e tu të ekipit tënd ‘Hajnia‘, nga gjykimi publik popullor. sb



32 Comments

    1. O ta lumsha o Edi Rama.
      Qe i ke ber keto vemjet te humbin gjumin. Jan terbuar se po u rreshket dheu nen kemb.
      Ishin mesuar te komandonin te vidhnin te prisnin. Tani po nxjerrin dhembet e prishur, dhe kujtojn se friksojn ndokend.
      Po koha e tyre ka mbaruar.
      Jeni te mbaruar, ju dhe ata pak idiot qe ju ndiekin. FUND

  1. Si nuk e pyeti nje gazetar berishen per meten.
    A eshte meta vjedhes i floririt te krrabes?
    A eshte meta, porositesi i vrasjes se doshit?
    Apo nuk i ka qen Berisha qe i ka then keto??????????

  2. ben krime berisha jo po i ka ber rama,ben meta prap rama po qetsohuni me mbani naj gje n kurrizin tuaj se e kputet ramen.Mos hidhni balt tek te tjeret se nuk fitoni gje o sali.

  3. ky dordolec vucidoli ka frike se do i hapet dhe ketij dosja e sigurimit shtetit Ky ka qene spiun i sigurimit qe ne 1968 dhe ka marre ne qafe shume vete . Tipik malok…. Spiun dhe i pa bese

  4. Me siguri ka falsifiku ene dosjen e vjerres se lokut vete sikur deshmoi kunder grave jugosllave, ene dosjen e sllobodankes si bashkepunetore (vetem aq se per kalecin rekrutus nuk u hap dosje kur u vra mas 90es), ene dosjen e pare te lokut vete si spiun ordiner, ene dosjen e lokut si qen partie ne paris per te dublu llesh kolen e duke vazhdu misionin per te qene sa me afer trekendshit kapo-shehu-hazbiu (trekendsh si pasardhes te pushtetit e kom llafin..ene.. per te qene sa me afer ne distance injeksioni e kam llafin), ene dosjen e erret si profilizues kosovaresh per sigurimin ku loku sabotote te arratisurit e i kthete mbrapsht per lesh udb-je, ene dosjen e ca te pafatve qe kujtun se partia s’e dite dhe hapen dosje kunderzbulimi per lokun, ene dosjen e misionit per te kriju “opoziten” e shokut ramiz, ene…

    Me siguri qe ka plas falsifikimi

  5. Në të gjitha dokumentet që ka firmosur, para publikut, në rrjetin social zyrtar në Facebook, në jetën e përditshme etj., Ilir Meta prezantohet me mbiemrin ‘Meta’.

    Në regjistrin e gjendjes civile, në formularin e dekriminalizimit që ka plotësuar dhe shumë dokumente të tjera zyrtare, Ilir Meta figuron me mbiemrin ‘Metaj’, pra më shkronjën ‘j’ në fund. Agjenti serb BisturiaSalih mbron agjentin hajdut Metaj

  6. Dr ka kopje legale te tij… Leri te tjerat… me kete sapo e pranove vllai…🤗Pffffffffffffffffffffffffffffff

    1. Kane dal putana Enxhi,Matilda ,Spiroleshat dhe jane vene ne mbrojtje te palloshit!.Po turp nuk keni kur palloshi ka 9 vjet qe I ka te gjitha pushtetet ,ka 21 vjet qe vetem grabit xhepat e qytetareve ,me 3 ministra te brendshem te shkarkuar me nje grup parlamentar ne burg! Fuck you betcha!

  7. 40 Vjet Kristaq Rama me firmosje dekretesh per varje e vrasje e burgime Lenien e shqipetareve pa buke dhe Diktature te eger!!!!Edi Rama ose Ramashtejn Linda Madame Maxwell kane 30 vjet qe Rrjepin Rrjepin dhe kane Larguar 5000000 Shqipetare nga varferia e tejshkashme nga diktatura per te pasuruar veten e tyre dhe Bosin Zaho (me vjen keq qe kane lindur nje femije jo normal nga Droga qe perdorin te dy )Per ju me siper hani sot buken me djath dhe puthni doren dhe kembet Qelbesirave🤮💩🤮😂🤑

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *