• |
ide | kryesore

Motorët përplasen me njëri tjetrin, përfundojnë në spital burrë e grua dhe një person nga Kroacia

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugorë Lezhë- Shkodër tek kryqezimi i Gjadrit, ku kanë mbetur të dëmtuar një çift dhe një shtetas kroat. Të aksidentuarit po lëviznin me motor. Mësohet se përplasja ka ndodhur në daljen për në autostradë, pasi çifti i ka prerë rrugën kroatit që po lëvizte në drejtim të Lezhës.

Sipas burimeve gruaja ka marrë dëmtime më të rënda, ndërsa shtetasi kroat është në gjendje më të mirë shëndetësore, pasi kishte vendosur kokoren në momentin e aksidentit. Ata janë dërguar në spitalin e Lezhës, për kontrollet e nevojshme.
Dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të pakujdesisë së daljes nga rruga dytësore për në autostradë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *