• |
ide | kryesore

“Partia e Lirisë”: Ilir Meta nuk i është drejtuar kurrë Autoritetit të Dosjeve për informim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në një deklaratë për mediat Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun ne Partine e Lirisë, Silva Caka në një deklaratë për mediat u shprehet se Autoriteti i Dosjeve duhet të sqarojë se kush është personi I.M.

“Nuk ka asnjë lidhje me shtetasin I.M., i bëjmë thirrje autoritet që me një email justifikon këtë lojë politike. Autoriteti të sqarojë publikun se kush është shtetasi I.M. Asgjë nuk e ndal Revolucionin e Korrupsionit”, theksoi ajo.

Lexo më tej: U spiunua nga Ilir Meta? Shfaqet personi i përmendur në dosje, kërkon të vërtetën 

Deklarata: 

Lidhur me vendimin 227, datë 17.5.2022, të Autoritetit të Dosjeve, të publikuar sot në media, konfirmojmë zyrtarisht se:

Kryetari i Partisë së Lirisë, z.Ilir Rexhep Meta nuk i është drejtuar kurrë Autoritetit të Dosjeve me asnjë kërkesë për informim.

Autoriteti i Dosjeve nuk i ka vendosur kurrë në dispozicion me kërkesë të tij, z.Ilir Rexhep Meta një dosje të ish-Sigurimit për shtetasin I.M

Vendimi i Autoritetit të Dosjeve, siç rezulton nga vendimi i është dorëzuar shtetasit I.M, që e ka kërkuar, në një “datë historike”, 17 majin e martesës Rama-Basha, por kurrë z.Ilir Rexhep Meta.

Ky vendim provon se Kryetari i Partisë së Lirisë, z.Ilir Rexhep Meta nuk ka asnjë lidhje me shtetasin I.M.

I bëjmë thirrje Autoritetit të Dosjeve, që me një e-mail anonim justifikon këtë lojë të pështirë institucionale, politike dhe mediatike, kur e di shumë mirë brendinë e dosjes dhe pasojat e saj, të sqarojë menjëherë kush është shtetasi I.M.

ASGJË NUK E NDAL REVOLUCIONIN ANTIKORRUPSION!



5 Comments

  1. E gjitha loje e palloshit per te hapur rrugen e pushtetit absolut te tij por qe me siguri ka per te rene vete brenda.

  2. Shume i fort na dole o 2metrosh.
    Po bene edhe enverin diletant me keto manovra o horr .
    Mos ndoshta po hap varrin tende me duart e tua?
    Krruaje me liken se hellin do hash o kurve gjate

  3. Po po palloshi, i ben keto.
    Aa mjeran qe nuk kuptoni se cfar po ndodh.
    Te ishte per palloshin, salen dhe liken. Do ti mbante aty ter jeten.
    Lojen e drejton tjeter kush, rama thjesht mer urdhera.
    Drejtuesit e lojes i kan ber te qarta rregullat e lojes. Kush i kupton mire, kush nuk i kupton, le ti bjer murit me koke.

  4. Në të gjitha dokumentet që ka firmosur, para publikut, në rrjetin social zyrtar në Facebook, në jetën e përditshme etj., Ilir Meta prezantohet me mbiemrin ‘Meta’.

    Në regjistrin e gjendjes civile, në formularin e dekriminalizimit që ka plotësuar dhe shumë dokumente të tjera zyrtare, Ilir Meta figuron me mbiemrin ‘Metaj’, pra më shkronjën ‘j’ në fund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *