• |
ide | kryesore

Plagosi me thikë 21-vjeçarin, arrestohet i riu në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi plagosi me thikë një 21-vjeçar.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa i riu i plagosur ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Plagosi me mjet prerës një shtetas, vihet në pranga 23-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin O. M., 23 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin E. M., 21 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *