• |
ide | kryesore

Presidenti malazez Gjukanoviç: Ballkani i hapur do të përfundojë në luftë dhe genocid

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, bëri një parashikim të frikshëm mbi mënyrën se si ai mendon se do të përfundojë iniciativa e Ballkanit të Hapur, të cilën kryeministri malazez Dritan Abazoviç e ka përkrahur.

Sipas Gjukanoviç, qëllimi i autorëve të idesë së “Ballkanit të Hapur” është zhdukja e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe shtoi se sigurisht që do të përfundonte me “luftë dhe një gjenocid tjetër”.

Gjukanoviç tha se kryeministri Dritan Abazoviç “do të gjykohet nga votuesit, gjykatat dhe historia” nëse ai ndjek një politikë që është kundër interesave të Malit të Zi.

Gjukanoviç ka thënë për portalin “Vojvodina Autonomija” se Malit të Zi i është dhënë mundësia për të përparuar në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian dhe ka shtuar se ky shans është edhe një rrugë drejt anëtarësimit në BE, shkruan KosovaPress.

Gjukanoviç e cilësoi projektin e “Ballkanit të Hapur” si “shumë kontrovers”, sepse tha se është skenar alternativ për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor jashtë Bashkimit Evropian.

“Ne nuk kemi nevojë për këtë, ne kemi nevojë për anëtarësim në BE. Ata që nuk e shohin rajonin tonë në Evropë, nuk shohin as demokraci multietnike në Ballkan. Atyre u pëlqen ideja e ndryshimeve të kufijve, homogjenizimi etnik dhe fetar brenda shteteve të zgjeruara. Si zakonisht, çdo gjë nis tradicionalisht nga pala serbe, kësaj radhe ‘bota serbe’. Dhe kjo vazhdon automatikisht me të njëjtët zullumqarë të shtetit të madh”, tha Gjukanoviç.



4 Comments

  1. Po ska pse te perfundoje, a je ne krye te shtetit? Siguro pra qe Mali i Zi sdo te hyje kurre ne nje union ku aty qendron dhe Serbia, bile detyroje dhe ate klyshin tradhetar AbazoviCin qe ose te thote kete gje ose largoje nga detyra (Apo tani ka frike se mos e vret mafia?). Ne FYROM sbehet fjale ta pranojne me,se u pa qe ne secilen proteste qe bejne ata, mllefin e nxjerrin tek bizneset shqiptare (edhe pse iken si derra te terbuara kur nje shqipo shkrepi armen). Ne Shqiperi ska mbetur qofte dhe nje arsye e vetme per Open Ballkan9 E vetmja arsye qe na thuhej ishte qe ti benin presion BE per te marre statusin-tani qe u morr statusi ska me as kesilloj arsyes) . Keshtu qe ,sic e kemi thene gjithmone, OPEN BALLKAN KA VDEKUR

  2. O Gjukanovic, mos ke frike se ajo nuk lejohet te ndodh, as nga miqte tane te perbashket(edhe pse shume nga ju malazezet i keni miq nga halli se zemra me shume ju shkon nga lindja), por sdo e lene as shqiptaret ne Shqiperi, Kosove,Maqedoni, dhe Mal te Zi, dhe as kroatet e bullgaret qe Serbia te beje me gjenocide, jo vetem ndaj shqiptareve por kudo ku ajo tenton te zgjerohet territorialisht, Prandaj ishte aq e nevojshme aleanca e vertete Ballkanike (anti serbe) dhe jo Open Ballkan me serbet brenda. Dhe ajo Ura (ura qe u hap dje qe lidh dy pjeset kroate, dhe jo URA E AbazoVicit) duhet te ndryshoje strategjine e shteteve te Ballkanit. Nje afrim i gjithe Ballkanit, Shqiperi-Kosove-FYROM-Mali i Zi, Kroaci, Slloveni-Hungari-Bullgari kurse Serbine t’ia leme Rusise, ska cka i duhet Evropes e aq me pak ne ballkanasve

  3. Gjukanoviçi eshte ujk i vjeter ne politik. Keshtu qe mos u merni me ulerimat e tij po gjeni ku e ka gjahun qe ja ka vene syrin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *