• |
ide | kryesore

Rrëzimi i qeverisë, Bullgaria shkon në zgjedhje në vjeshtë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Bullgaria pritet të mbajë sërish zgjedhje të parakohshme në vjeshtë. Partia Socialiste bullgare braktisi planet për të propozuar një qeveri të re koalicioni pasi nuk arriti të sigurojë një shumicë në parlament.

Presidenti bullgar Rumen Radev tani pritet të emërojë një qeveri kalimtare deri në zgjedhje, të cilat ka të ngjarë të mbahen në tetor.

Socialistët u përpoqën për herë të tretë të formojnë një qeveri, pasi koalicioni i qeverisë i kryeministrit Kiril Petkov u rrëzua me votë mosbesimi muajin e kaluar. Anëtari i Partisë Socialiste Bullgare, Georgi Svilenski, bëri të ditur se partia nesër do t’ia kthejë mandatin presidentit.

“U bë e qartë se nuk ka shumicë që është gati të luftojë korrupsionin,” u tha Svilenski gazetarëve.

Socialistët dhe partnerët e tyre në qeverinë në largim kanë premtuar një program gjashtëmujor për të luftuar korrupsionin e përhapur dhe për të ofruar masa për të ndihmuar bizneset të përballen me çmimet në rritje, por ata nuk kanë fituar mbështetjen e ish-aleatit, partisë “Ka një popull të tillë”.

Deputetët hodhën poshtë tentativën për ta votuar këtë program në Kuvend, gjë që tregoi se ata humbën shumicën.

Kriza në Bullgari filloi kur partia ITN e Slavi Trifonov u largua nga koalicioni qeverisës, i cili akuzoi Petkovin se e çoi vendin drejt falimentimit dhe se ishte dakordësuar fshehurazi me diplomatët perëndimorë që Bullgaria të hiqte veton për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Më 22 qershor, Parlamenti në Sofje votoi mosbesimin ndaj qeverisë së Petkovit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *