• |
ide | kryesore

VIDEO/ Drejtueses i bie të fikët, ndërpritet debati mes kandidatëve për kryeministër në Britani

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Debati i fundit mes kandidatëve konservatorë për kryeministër të Britanisë së Madhe, Rishi Sunak dhe Liz Truss është anuluar pasi prezantueses i ra të fikët në transmetim.

Debati i cili po transmetohej në “The Sun” dhe TalkTV dhe që drejtohej nga gazetarja Kate McCann, u ndal papritur në gjysmë të rrugës pasi u dëgjua një përplasje e fortë.

TalkTV njoftoi se McCann ishte “mirë”, por kanalit i ishte dhënë këshilla mjekësore që ajo të mos vazhdonte të qëndrontë më në transmetim. “U kërkojmë falje shikuesve dhe dëgjuesve tanë”, – thuhet në deklaratën e kanalit televiziv.

Kandidatët për kryeministër reaguan në Tëitter se ishin të lehtësuar kur dëgjuan se McCann ishte mirë dhe treguan se ishin gati të organizonin një revansh. Prezantuesja e TalkTV duhej të bashkëdrejtonte debatin së bashku me redaktorin politik të “The Sun”, Harry Cole, por ai u tërhoq pasi rezultoi pozitiv për Covid.

Para se debati të ndalej midis dy kandidatëve ishte folur për taksat, gjendjen e urgjencave shëndetësore dhe rritjen e kostove të jetesës. Ata po bëheshin gati të fillonin një përballje mbi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën kur debati u mbyll. ©LAPSI.al

Kate McCann, who was inundated by messages from well-wishers on social media, was said to be 'fine' after the incident



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *