• |
ide | kryesore

Vjedhja e telefonit nga Cuadrado, jeta modeste dhe dëshira për 30 gola: Vlahovic gati për sezonin e ri

-Instant, F1, Sport



Ka nga ata që thonë Paul Pogba, disa Angel Di Maria dhe disa të tjerë Chiesa. Njeriu shtesë për Juventusin e Allegrit, megjithatë, mund të jetë Dusan Vlahovic. Serbi, i cili zbarkoi në Torino janarin e kaluar, premton 30 gola për Zonjën e Vjetër: “Objektivat e ekipit janë para atyre personale, është më e rëndësishme që Juve të fitojë, por nëse shënoj 30 gola dhe bëhemi kampionë të Italisë, për mua është në rregull”, tha ai në një intervistë për Gazzetta dello Sport.

Ish-sulmuesi i Fiorentinës është aktualisht në një turne në SHBA me pjesën tjetër të grupit të Juventusit: mes miqësoreve të luksit (sonte 2-2 me Barcelonën, të dielën me Real Madridin) dhe sfidave pas stërvitjes me Allegrin, Dusan nuk mërzitet: “Me trajnerin luajmë gjithmonë, ka një atmosferë të mirë. E sfidoj me kënaqësi sepse sidoqoftë gjithmonë fitoj unë”. Por në radhë të parë vjen përkushtimi dhe përgjegjësia ndaj fanellës, e cila ka qenë gjithmonë pjesë e ADN-së së tij: “Si fëmijë në Serbi kemi ndjekur shumë futbollin italian, në vitet e arta të Serie A. Flitej për Juven, sepse gjithmonë fitonte dhe ne sport kujtohet vetëm ai që fiton. Kjo gjë më ka mbetur në mendje. Kam qenë fëmijë kur më ka bëri përshtypje Juventus i Ibrahimovic, Trezeguet dhe Cannavaro. U rrita me synimin për tu bërë fitues dhe do të bëj gjithcka për të të hyrë në historinë e Juventusit. Do të ishte një nder i madh duke pasur parasysh lojtarët që kanë pasur sukses këtu. Kjo është arsyeja pse fillova të luaj: dua të shtyhem përtej limiteve të mia”.

Nga merkato erdhën edhe lojtarë të rinj, që përforcuar skuadrën dhe Dusan mundohet t’i përcaktojë: “Pogbasë i pëlqen të vendosë pseudonime dhe për mua është në rregull nëse atij i pëlqen. E kam njohur vetëm nga TV, ka pasur një ndikim të madh në skuadër. Ai është një kampion bote që ka fituar shumë gjatë viteve te Juventus, përvec Europa League me Manchester United. Është bukur ta kemi me ne. Di Maria? Kur dëgjova se po vinte, menjëherë mendova se sa gola dhe asiste mund të shënojmë së bashku, sepse edhe unë dua ta bëj atë të shënojë. Angel ka luajtur në një nivel shumë të lartë për një kohë të gjatë, ai është një nga anësorët më të fortë të 20 viteve të fundit dhe ka bërë shumë mirë kudo që ka shkuar. Deri para pak kohe i shihja këta kampionë në televizor, të luaja me ta ishte objektivi im që kur isha fëmijë. Me Di Marian duhet të njihemi dhe të kuptohemi pak, por jam i sigurt që nuk do jetë e vështirë. Ai ka luajtur me sulmues të mëdhenj, jam unë që duhet ta pyes se si duhet të lëviz për t’u gjetur”.

Me serbin kanë nisur të bëhen krahasimet e nivelit më të lartë: “Leëandoëski ka bërë një ortek golash, nuk më pëlqen të krahasoj veten me askënd. Jam vetëm në fillim, mund të punoj vetëm me shpresën se do t’i arrij ato. Objektivi im është të shënoj gjithnjë e më shumë gola. Haaland? Dallimet mes nesh dhe sulmuesve të vjetër janë, por gjykimet ua lë të tjerëve”. Në pritje të debutimit në kampionat pas tre javësh, Vlahovic jep një opinion për gjysmësezonin e luajtur tashmë me Juventus: “Më duhej patjetër pak kohë për t’u mësuar, por mund të kisha bërë më mirë. Nuk jam i kënaqur sepse humbëm një finale (Kupa e Italisë). U kualifikuam në Champions League, por unë mund dhe duhet të kisha bërë më shumë, prandaj punojmë shumë për sezonin e ardhshëm. Unë jam i ri dhe mund të përmirësohem në gjithçka. Edhe në moshën 35 vjeçare mund të rritesh, jo më pastaj 22”.

Mes kujdesit obsesiv për trupin dhe ndeshjeve në TV, Vlahovic tregon për ditët e tij: “Unë jam një djalë i thjeshtë, pas stërvitjes më pëlqen të fle një orë në shtëpi, pastaj shikoj ndeshjet dhe fle, çdo ditë është njësoj. Prindërit dhe motra ime vijnë çdo muaj, shikojnë një ose dy ndeshje pastaj largohen. E di që më duhet vetëm një telefonatë dhe ata vijnë me vrap, edhe pse nuk e bëj kurrë. Pas 5 vitesh jam mësuar të jem vetëm, nuk jam një nga ata që tregojnë emocione, por ata më njohin, e kuptojnë kur është koha dhe vijnë”. E gjithnjë duke folur për momentet e kohës së lirë, serbi tregon një episod me Juan Cuadrado: “Në këtë grumbullim ai është jashtëzakonisht i qetë. Sapo mbërrita, ai më vodhi telefonin në drekë dhe ma ktheu shumë orë më vonë. Nuk thashë asgjë, por tre muaj më vonë u hakmora me të njëjtën mënyrë: ia mbajta telefonin gjatë gjithë ditës. Ai nuk e provoi më kurrë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *