• |
ide | kryesore

Aksident në aksin rrugor Korçë-Pogradec, kamioni përplaset me mjetin tip “Benz”

-Instant, Lajme, Të fundit
sigurimit,



Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në orën 13:00, në afërsi të fshatit Hudënisht, Pogradec, ku është përplasur një mjet tip “Benz” me një kamion.

“Rreth orës 13:00, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Hudënisht, Pogradec, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin J. M., me mjetin tip kamion, me drejtues shtetasin N. N.”, njofton policia.

Për pasojë është lënduar J. M., i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Pogradecit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesin e kamionit po kryen veprime të mëtejshme procedurale.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *