• |
ide | kryesore

Armë dhe municione në Tiranë, në pranga dy persona

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës arrestoi dy persona, pas një operacioni ku u sekuestruan armë dhe municione luftarake. Blutë njoftojnë se në pranga përfunduan: E. K., 45 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”; dhe M. M., 33 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjithashtu, policia tha se ka sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, 1 pushkë sportive, tre thika, krehër, municion luftarak, silenciator dhe 2 aparate celulare. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *