• |
ide | kryesore

Berisha sulmon Bashën: Krijoi mitin se Rama është i pathyeshëm

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një takimi që ka zhvilluar sot në Mirditë, ka sulmuar Lulzim Bashën. Berisha e akuzon Bashën se krijoi mitin e pathyeshmërisë së kryeministrit Edi Rama.

Berisha u shpreh se Basha kërkonte që ta imitonte në fushata Ramën dhe donte të bëhej lider si ai.

“Lulzim Basha krijoi mitin pathyeshmërinë e Edi Ramës. Kur ai arrestonte dhe mbillte frikën, i kërkoja Bashës që të ngrihemi dhëmbë për dhëmbë. Së dyti, ai bënte fushatën. Në fushatë thjeshtohen gjërat. Ky, e ka mahni 2 metra, ndërsa ky i hollë. Është reale, njerëzit mendonin se do fitonte Rama. Ne dilnim me një ekip.

Ky e imitonte dhe donte të bëhej si ai lider. Ai është mundur në vitin 2007 në zgjedhjet lokale, në 2009 në zgjedhjet e përgjithshme dhe në 2011 në Bashkinë e Tiranës. Mundet dhe do mundet padiskutim. E shihni ju se si është çekuilibruar. Miti i tij do bëhet pluhur.

Si do ja bëjmë? Do ja bëjmë që t’ia arrijmë. Duhet një punë e jashtëzakonshme për ata që nuk e kanë ndarë mendjen akoma. Për ata që nuk janë të bindur se do fitojnë me Sali Berishën. Problemi me ata është ndryshe. Në kafene, në shtëpi, në oborr e në bahçe.

Ne nuk po i mashtrojmë ata. Nuk shpikim, nuk krijojmë asgjë. Shprehim hallet e mëdha të këtij vendi. Ju siguroj që kur secili prej nesh ta bëjë këtë punë, ne do krijojmë një shumicë plebishitare si në vitin 1992. Do japë llogari për ato që ka bërë” – tha Berisha. ©LAPSI.al



10 Comments

    1. Te gjith e kemi pare bashen ne fushat dhe ne demonstratat e pd. Dhe ai te imitonte ty o sali leshi. Dhe prandaj dhe e hengri gishtin.
      Njerzit nuk duan me stilin tend.
      Je i mar fund qe ne 2013.
      Tani thjesht nje fantazem nga e shkuara, qe nuk tremb askend.

  1. do ta provosh ne kurrizin tend qe Rama eshte i pathyeshem o dordolec qe kerkon vetem te shtyshe dite e burgut

  2. Elektorati i djathte ka tregu se eshte me i prirur per t’u shitur. Ne ish bashkite qe fitoheshin nga pd njerezit e kane dredhur se shikojne interesin e tyre vetjak. Zgjedhjet lokale ne 2023 do jene tregues i forte nese do kete opozite me ne kete vend ose jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *