• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Momenti i vendosjes së tritolit në servisin e makinave

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dalin pamjet e momentit kur dy persona ende të paidentifikuar vendosin një sasi lënde plasëse tek një servis automjetesh, në pronësi të Ronaldo Petit në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, duke tronditur gjithë zonën. 2 autorët kanë qenë të veshur me të zeza, maskë COVID-19 dhe kapele për t’u mos u identifikuar.

Sapo mbërrijnë përpara servisit të Ronaldo Petit, njëri nga autorët zbret nga biçikleta me një pako ku mban lëndën plasëse, ndërsa shoku i tij, qëndron përpara servisit pa lëvizur.

Sapo bashkëpunëtori i tij hedh lëndën plasëse, të dy së bashku largohen me biçikletë. E vetëm pak minuta më pas, lënda plasëse shpërthen. Nga sasia e vendosur në servis janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Vetë Ronaldo Peti përpara hetuesve ka mohuar të ketë konflikte, ndërsa ka shtuar se lënda plasëse mund të jetë vënë për shkaqe konkurrence. Por megjithatë, pavarësisht kësaj dëshmie, uniformat blu po kryejnë verifikime lidhur me ndonjë konflikt ku mund të jetë përfshirë Peti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *