• |
ide | kryesore

Formula 1 humb kampionin e katërfishtë të botës: Sebastian Vettel njofton fundin e karrierës në Cirkus

-Instant, Sport, Video



Sebastian Vettel ka njoftuar tërheqjen e tij nga Formula 1 në fund të këtij sezoni, mëngjesin e sotëm. Katër herë kampioni i botës, piloti 35-vjeçar gjerman, aktualisht te Aston Martin, ka garuar për Ferrarin për pesë sezone, por ka arritur kurorën e katër herë kampionit të botës në timonin e Red Bull nga viti 2010 deri në 2013. Largimi i tij nga skena hap perspektiva shumë interesante në merkaton e pilotëve.

“Në dy vitet e fundit unë kam qenë një pilot i Aston Martin dhe, megjithëse rezultatet tona nuk kanë qenë aq të mira sa shpresonim, ne kemi hedhur themelet për një ekip që mund të konkurrojë në nivelin më të lartë për vitet në vijim. Ka qenë një privilegj të punoja me një grup të përbërë nga njerëz ambiciozë, të aftë dhe të përgatitur. I uroj atyre gjithë të mirat. Shpresoj që puna e bërë vitin e kaluar dhe që po vazhdoj të bëj këtë vit do të jetë e nevojshme për zhvillimin e një ekipi që do të jetë i suksesshëm në të ardhmen. Do të jap maksimumin nga këtu në fund të vitit me këtë objektiv në mendje, duke dhënë më të mirën, si gjithmonë, në dhjetë garat e fundit”.

Nga debutimi i tij me BMË-Sauber në 2007 në Indianapolis te katër titujt radhazi me Red Bullin pothuajse të pamposhtur, nga misioni-titull me Ferrarin (dy herë i shkoi afër), tek përpjekja për të rifilluar gjithcka me Aston Martin, që nuk prodhoi rezultatin e dëshiruar, bënë që Vettel të vendosë të përfundojë karrierën e tij në Formula 1 në fund të këtij sezoni. E bëri me një njoftim që mbërriti në ditët e GP të Hungarisë këtë fundjavë, e fundit para pushimit, por mbi të gjitha gara që 35-vjecari gjerman e ka fituar dy herë – në 2015 dhe 2017, në të dyja rastet me Ferrarin, ekipit që Seb iu bashkua në 2015 me “urgjencën” për t’i treguar botës se pokeri i titujve botëror nuk ishte vetëm i lidhur me fuqinë e madhe të Red Bull në vitet që i paraprinë ardhjes së epokës hibride (dhe dominimit të Mercedes) dhe ëndrrës për të përsëritur suksesin epik të Ferrarit të Michael Schumacher. Një mision që u pengua nga epërsia e Mercedes, duke përfunduar me një 2020 mediokër, por edhe dy vende të dyta në Kampionatin Botëror: në 2017 dhe 2018, në të dyja rastet pas Lewis Hamilton.

I treti në renditjen e pilotëve më të suksesshëm në Formula 1 (jo rastësisht pas Schumacher dhe Hamilton), Sebastian u ngjit në shkallën më të lartë të podiumit 53 herë, dy më shumë se Alain Prost. Sukseset kryesisht të ndara midis Red Bull (38 fitore) dhe Ferrari 14), por të inauguruara nga suksesi i jashtëzakonshëm – i pari absolut i arritur në 2008-ën me Toro Rosso nën përmbytjen në GP të Italisë, për më tepër i nisur nga pole position. Një shpërthim që lejoi 21-vjeçarin e atëhershëm Vettel të bëhej piloti më i ri që fitoi një Grand Prix Botëror, një rekord që mbeti i pamundur për gati tetë vjet, deri në 2016 kur arritjen e përmbushi Max Verstappen. I takon 2019-ës podiumi i 53 dhe i fundit i gjermanit, që triumfoi në GP të Singaporit tre vjet më parë.

I kaluar vitin e kaluar në ekipin e Aston Martin (krahas kanadezit Lance Stroll), Seb zuri një vend të dytë të papritur dhe pjesërisht me fat në GP të Azerbajxhanit në Baku në 2021, paraqitja e tij e fundit në podium deri më sot. Më shumë se performancat e tij në pistë, ajo që është folur për Vettel në kohët e fundit kanë qenë qëndrimet e tij jokonvencionale dhe pozicionimet e tij në lidhje me çështjet mjedisore, ato që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut dhe ato të komunitetit LGBT, deri në mbështetjen e Ukrainës pas agresionit rus.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *