• |
ide | kryesore

I vendosën tritol te servisi i makinave, flet i riu: Sulm nga konkurrenca

-Instant, Lajme, Të fundit



Efektivët e Komisariatit nr.1 në Tiranë kanë marrë në pyetje Ronaldo Petin, të riun që në orët e para të mëngjesit të sotëm i vendosën tritol në servisin e automjeteve që ka në pronësi.

Mësohet se i riu ka thënë se lënda plasëse i është vendosur nga konkurrenca. Megjithatë, hetuesit dyshojnë se tritoli i është vendosur për shkak të disa konflikteve që Peti ka pasur kohët e fundit me disa nga banorët e zonës. Ndërkohë, janë këqyrur kamerat e sigurisë së bizneseve në afërsi të vendit të ngjarjes. Dyshohet se bëhet fjala për dy persona që mund të kenë vendosur lëndën plasëse.

Më datë 28.07.2022, në orën 04:35, në afërsi të Liqenit të Thatë, në një servis automjetesh, në pronësti të shtetasit R. P., është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *