• |
ide | kryesore

Ilir Meta: Aleancë mbarëkombëtarë për t’i thënë ndal shpopullimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi sot se me politikën që ndjek qeveria Rama, Shqipëria do të ecë në rrugën e shpopullimit dhe per kete arsye ka ftuar te rinjte ne nje aleancë mbarëkombëtarë për t’i thënë ndal ketij fenomeni shqetesues per vendin.

“Partia e Lirisë është këtu për ti dhënë fund kësaj keqqeverisje të qëllimshme, që ka në program shpopullimin e vendit dhe demotivimin e rinisë për të qëndruar këtu e për të pasur një jetë të sigurt të niveleve e standarteve evropianë.

Ftoj të gjithë të rinjtë e Shqipërisë të jenë shumë herë më aktivë në jetën politike dhe të bëhemi bashkë në një aleancë mbarëkombëtare për t’i thënë ndal shpopullimit të vendit dhe për të ndërtuar politika transparente, konkrete, afatgjata, me paketa të plota ligjore që të mbështesin të rinjtë e të rejat, zhvillimin cilësor e gjithëpërfshirës, kualifikimin e të rinjve të rejave, që të ndërtojnë biznese të reja, ne këtë do e bëjmë duke bashkëpunuar ngushtë me ju e duke ju dëgjuar me vëmendje.

Partia e Lirisë si parti e shpresës, parti e rinisë do të mbahet mend për një kthesë rrënjësore të vendit tonë duke i dhënë fund rënies së lirë në humnerën e shpopullimit dhe korrupsionit dhe duke marrë drejtimin e duhur atë të një rruge demokratike, kushtetuese dhe sociale që krijon mundësi të gjithëve e në radhë të parë të rinjve e të rejave.” – u shpreh Meta.

Lexo më tej: Grafiku i OKB-së, popullsia e Shqipërisë do të “katandiset” njësoj si në vitet 1960



1 Comment

  1. shume shpejt do shpallesh non grata dhe ti o kokloqe cepani dhe do i besh shoqeri shokut tend, dordolecit Salih Shpella

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *