• |
ide | kryesore

Kriptovaluta në krizë, Inter probleme me DigitalBits: pagesa me vonesë, klubi e fshin nga faqja zyrtare

-Instant, Sport



Probleme të forta me DigitalBits për Inter. Sipas raportimeve të “Il Sole 24 Ore”, që kur u bë sponsori kryesor, kriptomonedha e Al Burgios nuk ka respektuar angazhimet e saj ekonomike. Një problem i rëndësishëm për zikaltrit, të cilët vitin e kaluar nënshkruan një marrëveshje me kriptomonedhën e zhvilluar nga Zytara Labs prej katër sezonesh për 85 milionë dollarë dhe që tani duhet të përballen me pagesat e vonuara.

Një situatë e mprehtë për të cilën, në pritje të riaktivizohet dialogu me drejtuesit e DigitalBits, drejtuesit e zikaltërve iu përgjigjën duke fshirë të gjitha referencat për markën nga faqja zyrtare e klubit dhe duke vendosur gjithashtu eliminimin e shenjave të reklamimit të kriptomonedhave edhe nga LED-et në anë të fushës. Masa drastike për t’i dërguar një sinjal të fortë kompanisë së Al Burgio, e cila po përballet me një 2022 në rënie të lirë, ku vlera e kriptomonedhës XDB ra me 96.24% krahasuar me nivelin më të lartë të të gjitha kohërave prej 1.03 dollarësh.

Megjithatë, asnjë problem nuk raportohet për momentin në frontin e Romës, një tjetër klub që numëron DigitalBits ndër sponsorët e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *