• |
ide | kryesore

Kuvendi i Kosovës ratifikon marrëveshjen e energjisë me kompaninë amerikane

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputetët kosovarë kanë votuar pro ratifikimit të marrëveshjes për Programin Kompakt i cili pritet të forcojë pavarësinë energjetike të vendit. Projektligji për marrëveshjen është miratuar me 89 vota në Kuvend. Marrëveshjet ndërkombëtare ratifikohen në Kuvend me dy të tretat e votave.

Marrëveshja u nënshkrua të mërkurën në Uashington përmes ministres së Ekonomisë në Kosovë, Artane Rizvanolli dhe drejtoreshës ekzekutive të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit, Alice Albright.

Vlera e përgjithshme e Programit Kompakt është 236.7 milionë dollarë dhe përqendrohet në projekte të energjisë. Programi përbëhet prej dy projektesh dhe konsiderohet si investimi më i madh i Qeverisë amerikane në Kosovë.

Korporata amerikane synon që përmes këtij programi të ulë varfërinë në Kosovë përmes rritjes ekonomike, pasi vlerësohet se furnizimi jo i qëndrueshëm energjetik e pengon rritjen ekonomike.

Granti pesëvjeçar parasheh 202 milionë dollarë mjete direkte nga Qeveria amerikane, ndërsa pjesa tjetër e investimeve do të mbulohet nga Qeveria e Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se me nënshkrimin e Programit Kompakt, rikonfirmohet gatishmëria e Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar Kosovën që të avancojë ekonomikisht dhe të ketë zhvillim të qëndrueshëm.



2 Comments

  1. Ja pra mbi 200 milion $ te dhuruara ne nje dite te perzgjedhur qe dhe amerikanet e vleresojne, pra ne 100 vjetorin e mardhenieve Shqiperi-SHBA. Ja pra qe Kurti nuk qenka ne “no-fly list” ne SHBA(te doli rrena Florin), por pervec se pritet me respekt (dhe jo si dulla koti dhe Thaci qe e luanin vete rolin e palacos pa ia kerku kush). Ja pra qe bindja e miqve amerikane qe per Kosoven me me interes ishte kjo marreveshje se sa ajo qe ne fillim amerikanet e menduan si opsionin me te mire,nuk na coi ne dobesimine mardhenieve(sic propaganduan opozitaret ne Kosove) perkundrazi ne forcmimin edhe me te madh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *