• |
ide | kryesore

Meta takim me të rinjtë: Qëllimi i Partisë së Lirisë nuk është pushteti, por referendumi

-Instant, Lajme, Të fundit



Takimin e  parë pas rikthimit në politikën aktive, Ilir Meta e zhvilloi me të rinjtë. Kryetari i Partisë së Lirisë deklaroi se shifrat e të rinjve që largohen nga vendi janë alarmante.

Ai tha se qëllimi i Partisë së Lirisë nuk është thjeshtë pushteti, por vetëm referendumi. Meta premtoi përfshirjen e të rinjve në vendimmarrje.

“Largimi është i qëllimshëm.  Mosha më aktive largohen nga vendi. Ka shifra alarmante të largimeve. Pse janë gjërat në një drejtim kaq të gabuar që duhet të marrin një kthesë.

Nëse vazhdohet kështu sipas OKB Shqipëria do të përgjysmohet pas disa dekadash. Është një detyrë patriotike të bëjmë një kthesë të madhe dhe të fuqishme. Ti japim prespektivë rinisë. Duke i bërë pjesë të vendimmarrjes. Politikat përjashtuese, denigruese kanë sjellë pikërisht atë cënim të dinjitetit dhe të respektimit të personalitetit të tyre.

Qëllimi i Partisë së Lirisë nuk është vetëm pushteti, por referendumi. Po të jetë për pushtetin është në rregull kjo qeveri që kujdeset vetëm për pushtetin e saj dhe e përdor për të shtypur në të gjitha format. Në këtë drejtim unë jam shumë optimist se hapësira e vendimmarrjes tuaj do të jetë e pamatë dhe e të gjithë të rinjve që do të bashkohen. Unë kam dëshmuar në të kaluarën se u kam dhënë hapësirë të rinjve më shumë se kushdo tjetër”, deklaroi Meta.



6 Comments

  1. Kështu bëhet Ilir! Mos ndaloni, përditë takime e protesta, qani hallet e njerëzve. Shikoni si i ka hyrë paniku këtyre fytyrave të poshtra komunisto-satanike, jan tërbuar.

    Dhe mos harroni se këta kan dobësit e tyre, ku më e madhja është një popull i mir informuar dhe i organizuar. Ka edhe gjëra të tjera pozitive që po ndodhin, prandaj mos ndaloni, kokës bjerini!

  2. Po Miri. Po ky dhe Sala flasin per gjera qe i kane bere vete me pare. Trap, hapi syte se keta bashke me palloshin nuk jane e ardhmja pasi jane deri ne kocke te korruptuar.

    1. Gjellën do t’a gatuash me ato çfar ke perpara. Je ti i zoti ? Shum mir, merre ti dhe po t’a japim ty votën.

      Nje pyetje – pse e nxorrën tani I. Metën spiun të sigurimit? Pse tani pas 32 vjetëve? Kush e urren atë? … Mos u bëj qorr, por ji pragmatist!

  3. O Miri, mos fli gjume. Nuk po i rruhet njeriu nese ka qene apo jo Meta spiun. Ai vleresohet per ate cka i ka bere ketij populli. Fletorja me 700 mije euro flet shume prandaj te hapi deren dhe te largohet bashke me te tjeret se vetem dokrra flasin per ty qe i beson dhe per te tjeret qe i hajne.

    1. Shoku un jam praktik jo idealist. Tek tjetri duhet të shohësh edhe gjërat pozitive që ka bërë. Kur ishte Meta në presidencë në përgjithësi ka mbajtur qëndrim kombëtar dhe anti-rilindje, sa herë ja ka kthyer projekt ligjet socialistëve? Plot herë. Pse donin ata ta fusnin ne burg? E respektoi kushtetutën ?

      Keto gjëra duhen vlerësuar, është kollaj ta hedhësh tjetrin ne plehra. Po e hodhe Metën, duhet t’i hedhësh të gjithë ne kazan dhe s’ngelet asnjë.

      Është një shprehje në anglisht – ride the wave – që i përshtatet situatës në fjalë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *